Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës në lulen e rinisë të një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”.
Ariola Sakollari (Gjeçi), u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti.