Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nga doktori i mirë te vjedhësi i kuajve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Deti lan luftërat

Nga: Frrok Çupi

A na duket vetja ‘të gjithë të bërë pis’?, apo këta po na detyrojnë të mitizojmë doktorin që u kap në vjedhje dhe ta ndjejmë veten ‘të gjithë njësoj’?…

Prej ditësh ka plasur kjo luftë, tashmë jo me vjedhjen e njërit, por me në ‘të gjithë’.

Doktori po bënte punën e vet, në fakt, atë që bëjnë shumë vjedhës, por sa hap e mbyll sytë çau flluskën e pisllëkut të shoqërisë. Sa shumë njerëz po dalin në dritë, prej asaj flluske;  që aty kërkojnë doktorin, e lavdërojnë, ia veshin krimin, ia lakmojnë zotësinë. Gazetarë, juristë, politikanë, udhëheqës, aktivistë dhe gjynahqarë…, të gjithë po thonë se ‘mirë e bëri doktori, i lumtë’.

Sjellja e doktorit: Sa ka thënë hetimi deri më sot, dhe sa ka marrë vesh bota mbarë, ‘doktor i mirë’ është, por nuk e prekte pacientin nëse i sëmuri nuk i paguante 2 mijë euro, të paktën. Kishte ngritur skuadrën, rrugën e parave, listën e pacientëve; makina i punonte deri në detaje. Skema u zbulua për shkak të një lidhjeje me një skemë tjetër kriminale në Drejtësi. Nesër lidhja mund të shtrihet deri në arat me misër, ose në parcelat e kanabisit, ose në thertoret e qytetit, ose në universitet. Me siguri zgjatimi i parë do të jetë në fushatën e zgjedhjeve politike që priten.

Më duket se të gjithë po bluhemi së bashku në flluskën e veseve. Kush ka shpëtuar nga pisllëku nuk mund të shpëtojë nga ata që e mbrojnë. O do të bëhen të gjithë si vjedhësi, o nuk ka rrugë!. Kjo është çështja.

Pse duhet të bëhemi ‘të gjithë vjedhës’?

Politika e korruptuar mbron veten me çdo mjet. Deri tani një president, një kryetar partie, një deputet, një mjek, një ministër…, na kanë bërë thirrje t’i bashkohemi doktorit. Vetë doktori ka thënë se është pjesë në politikë…

A mund të bëhemi të gjithë vjedhës? Me shpresë të zotit, jo. Po a na projektojnë  kështu? Deri më sot na kanë projektuar si ‘gjithë populli ushtar’, ‘të gjithë fajtorë e të gjithë bashkëvuajtës’, ‘të gjithë të barabartë’…. Shpëlarja e turit edhe me rastin e ‘doktorit të mirë’, ka për qëllim që të na bëjnë njësoj. Në një turmë ‘të njësojtë’ mund të fshihen vjedhësit e tre dekadave: vjedhësit e floririt, të piramidave financiare, të tokave, të vilave, të hapësirave… Ja, për këtë na duan të gjithëve ‘bashkë’ me ta.

Vallë, bota tjetër si u mbrojt nga damka ‘të gjithë vjedhës’?

Kjo nisi shpejt, fillimisht me vjedhësit e kuajve. Nuk mund të vinin deri te floriri nëse nuk kishin vjedhur kuaj, ose të paktën lopën e fshatit. Për herë të parë që u mbyllën kufijtë në New England para luftës civile, në vitet 1700 e ca, kufijtë u mbyllën për të ndaluar vjedhësit e kuajve që vinin nga shteti tjetër. Pastaj, për herë të parë që krijuan një parti të pëlqyeshme dhe që jetoi deri në shekujt e vonë, krijuan ‘partinë ndjekëse’ të vjedhësve. Derisa vjedhësit e kuajve u fuqizuan dhe krijuan banda. Por aty edhe ra miti i vjedhësve. Vjedhësit ranë sepse u veçuan prej ‘të gjithëve’, edhe pse të fuqizuar.

Ndërsa këta tanët po na shtyjnë prapa, deri përtej viteve njëmijë e shtatëqind. Duan të na bëjnë ta shikojmë veten ‘të gjithë vjedhës të kuajve’ dhe ata të fshihen sikur janë ‘të gjithë’ Ne pra do të jemi ata.

Tags: DoktoriFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Koronavirusi: Mbi 1 mijë raste të reja, spitalet të tejmbushura

”Fryu erë dhe ngela shtatzënë”/ 25-vjeçarja habit me deklaratën e saj

''Fryu erë dhe ngela shtatzënë''/ 25-vjeçarja habit me deklaratën e saj

Pse është më lehtë të parandalohet gripi sesa Covid-19?

Pse është më lehtë të parandalohet gripi sesa Covid-19?







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com