Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse është më lehtë të parandalohet gripi sesa Covid-19?

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha

Fatmirësisht, skenari ogurzi i një epidemie gripi të kombinuar me pandeminë e Covid-19 nuk është materializuar. Masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit, si përdorimi i maskave, distancimi social dhe larja e duarve, kanë eleminuar praktikisht rastet me gripit.

Kjo dukuri ishte vërejtur tashmë muajt e fundit në Hemisferën Jugore, dhe më pas u rikonfirmuan gjatë dimrit aktual në Hemisferën Veriore. Por nëse këto masa rezultuan të mjaftueshme për ta fshirë virusin e gripit nga qarkullimi, pse nuk ka ndodhur e njëjta gjë me SARS-CoV-2? Pse patogjeni Covid -19 është ende në gjendje të qarkullojë?

Përhapje më tinëzare

Çështja e parë ka të bëjë me potencialin e transmetueshmërisë së dy sëmundjeve kur ato nuk kontrollohen, indeksi R0. Indeksi i transmetueshmërisë së gripit sezonal është midis 1.2 dhe 1.5, ndërsa ai i SARS-CoV-2 është midis 2 dhe 4, kur nuk ka asnjë ndërhyrje për të ndaluar përhapjen. Kjo do të thotë që pa asnjë masë parandalimi,koronavirusi iCovid-19 do të ishte 2 herë më shumë infektiv sesa gripi. Kjo shifër tregon se sa njerëz të tjerë ka të ngjarë që të infektohen nga një person i vetëm që rezulton pozitiv ndaj koronavirusit të ri.

Çështja e spërklave

Po si ndodh përhapja? Si SARS-CoV-2, ashtu edhe viruset e gripit, kalojnë nga një person tek tjetri përmes sipërfaqeve të ndotura, spërklave të frymëmarrjes (ato më të rënda të emetuara për shembull përmes teshtitjes), dhe aerosoleve (spërklat më të vogla dhe më të lehta, që dalin jashtë edhe kur ne flasim ).

Por nëse viruset e gripit preferojnë spërklat dhe sipërfaqet, dhe për këtë arsye frenohen më lehtë duke mbajtur mend larjen e duarve dhe mbajtjen e maskës në fytyrë, koronavirusi i ri duket se përhapet ndjeshëm përmes aerosoleve, të cilat duke qenë më të lehta mbeten “pezull” në ajër për një kohë më tëgjatë në ambiente të mbyllura dhe të mbushura plot me njerëz.

Maskat, distancimi social, higjena e duarve (dhe ventilimi i hapësirave), e zvogëlojnë shumë rrezikun e infektimit, por nuk e eleminojnë atë plotësisht. Për më tepër, të mësuar me modelet e përhapjes së gripit, ne e kemi fokusuar vëmendjen tek pastrimi i duarve dhe sipërfaqeve, dhe shumë më pak tek transmetimi i virusit përmes ajrit, që është në fakt mënyra kryesore e përhapjes.

Një virus i paprecedentë

Pastaj shtrohet çështja e imunitetit të së kaluarës. Viruset e gripit qarkullojnë çdo vit, dhe pse në versione të përditësuara, dhe të gjithë i kemi hasur disa herë më parë. Secili prej këtyre kontakteve e ka forcuar mbrojtjen tonë imune, dhe kjo “kujtesë” ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta të indeksit të transmetueshmërisë.

SARS-CoV-2 është një virus krejtësisht i ri, dhe ai i shpëton imunitetit të mundshëm të krijuar ndaj koronavirusëve të tjerë më të padëmshëm dhe më të zakonshëm. Prandaj që të gjithë jemi shumë të ndjeshëm ndaj tij.

Një ekuilibër i vështirë

Një arsye e fundit, ka të bëjë me sjelljen njerëzore gjatë pandemisë. Të gjithë e kemi vënë re:sapo situata na duket sikur është sërish nën kontroll, ne e rregullojmë sjelljen tonë në përputhje me rrethanat, si individualisht ashtu edhe në vendimet politike kombëtare. Ky ndryshim sjellje e mban gjithnjë SARS-CoV-2 rreth një indeksi transmetueshmërie në normën 1, dhe gjithmonë i gatshëm për t’u përhapur prapë.

Për të ardhmen…

Distancimi social, maskat dhe higjiena e duarve, janë tani masat kryesore për të shpëtuar jetën. Pa to, pandemia do të sillte pasoja edhe më serioze. Tani e dimë që i kemi të gjitha këto armë brenda mundësive tona, dhe i kemi brendësuar disa sjellje themelore parandaluese, që mund t’i përdorim edhe gjatë sezoneve të ardhshme të gripit.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/perche-influenza-facile-prevenire-covid

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19gripparandalim

TË LIDHURA

Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Bota

Katër cisterna iraniane thyejnë bllokadën, transportojnë 7 milionë fuçi naftë përmes Hormuzit

18:11 | 04/06/2026
Bota

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026
Next Post

Britania e Madhe infekton vullnetarë me koronavirus

Juventusi ndihet i vjedhur, Ronaldos iu mohua penallti në të 94-ën (Video)

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë, por së pari drejtësi e punësim







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com