Krateri juglindor i vullkanit Etna në Itali ka shpëthyer ditën e sotme. Agjencia e lajmeve, Ansa shkruan se Etna ka bërë një spektakël me flakë dhe tymë në ajër gjatë shpërthimit.
Banorët në afërsi të zonës së vullkanit në ishullin e Siçilisë janë evakuuar, ndërsa aeroporti i Catanias ende nuk është prekur nga shpërthimi i vullkanit.
Mësohet se gjatë mbrëmjes, në Siçili do të shkojnë një grup ekspertësh për të vlerësuar situatën e krijuar.
Etna është vullkani më i madh aktiv në Evropë. Në disa herë të tjera ku vullkani ka shpërthyer, është mbyllur çdo gjë në ishull, duke nisur nga transporti si dhe te evakuimi i banorëve.