“U shkollove me lekët e vjedhura të mamit”/ Hajdari i përgjigjet Rirës

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur ish-kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira, e cila i tha se ishte shkolluar me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, pas rolit si shitëse që zgjodhi të bënte Hajdari.

E ftuar në “Report TV”, deputetja Hajdari tha se nuk mund të bëhë komente për çdo qen që i leh rrugës, teksa shtoi se zonja në fjalë (Miranda Rira), ka edhe probleme me drejtësinë.

Rudina Hajdari: “Miranda Rira është pjesë e LSI dhe nëpërmjet partisë së saj Rama erdhi në pushtet, ndërsa nëpërmjet Ramës partia e saj ka përfituar postin e presidentit.  Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër për çdo qen që më leh rrugës apo që kanë probleme me drejtësinë siç është zonja në fjalë.”

Pak javë më parë, ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira komentoi ashpër vizitën e Hajdarit në këtë qytet, ku deputetja u shfaq duke shitur fruta dhe perime në treg. Rira sulmoi personalisht deputeten, duke e cilësuar si hipokrite dhe se “qelbet” nga koka te këmbët me lekët e vjedhura të mamasë.