Këshilli i Lartë Gjyqësor, (KLGJ) nga pezulluar nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Vendimi vjen pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), vendosi për të masën e sigurisë ”Arrest me burg”.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.
Njoftimi i KLGJ
”Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.”