Trajneri i Evertonit, Karlo Ançeloti ra viktimë e një vjedhje ditën e djeshme, kur dy grabitës u futën në shtëpinë e tij dhe morën një kasafortë.
Dy grabitësit, me maska dhe të mbuluar, u futën në shtëpinë e trajnerit, gjatë kohës kur ai nuk ndodhej aty dhe arritën të merrnin një kasafortë, shkruan The Mirror.
Vjedhja mund të kishte përmasa më të mëdha, por një nga vajzat e trajnerit italian, sapo i pa, i trembi duke i ndjekur me vrap dhe duke i larguar kështu nga shtëpia.
Në këtë mënyrë, vajza e Ançelotit shmangu mundësinë që dy grabitësit të merrnin sende të tjera me vlerë në shtëpi.