Nuk ndalet Covid-19, regjistrohen 1.152 të infektuar në 24 orët e fundit

Kurba e koronavirusit mbetet e lartë në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.152 raste të reja, nga 3.994 testime të kryera. Një shifër rekord të infektuarish që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, 12 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin. Viktimat janë të moshave 58 – 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Gjirokastra, Delvina dhe Kolonja.

Nga virusi janë shëruar edhe 740 persona, teksa raste aktive janë 34.461.

Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 502 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Viktima – 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :   Koronavirusi/ Alimehmeti: Shifrat reale janë më të larta, mungojnë studimet

Të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1152

Të shëruar në 24 orë      740

Të shtruar në spitale      512

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3994

Testime totale           410,393

Raste pozitive            91,987

Raste të shëruara      55,983

Raste Aktive               34,461

Humbje jete                1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20265

Fier     2980

Durrës     1770

Elbasan   1488

Shkodër  1497

Vlorë       1687

Lezhë   1122

Korçë      1036

Berat       1001

Gjirokastër 799

Kukës   467

Dibër    349