Ndeshja Bylis-Laçi kthehet në arenë boksi, grushte mes lojtarëve (Video)

Pas 60 minutash lojë, ndeshja Bylis-Laçi, kur rezultati i saj ishte në shifrat 0-0, stadiumi “Adush Muça” i Ballshit shndërrohet në një arenë të vërtetë boksi.

Në këtë përleshje, ku protagonist duket se ishte sulmuesi i kurbinasve Kirian Naubueze, u përfshinë thuajse të gjithë futbollistët e të dyja skuadra.

Tensioni i ndeshjes u transmetua edhe në shkallët e tribunës. Pas 11 minutash lojë të ndërprerë, gjytari Florian Lataj, ndëshkoi me kartonë të kuq Kirian Naubuezen e Laçit, si dhe Xhoi Carkanjin e Bylisit.

Në pamjet që transmetoi Supersport gjatë këtij skandali, ra në sy edhe gjakosja e zëvendës trajnerit të Bylisit, Bekim Kuli.