pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibomcasinoperpusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetcasinoperonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişMatbet grandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Bindje apo rebelim?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Agim Baçi

Të jemi nën rrezik nga rebelimi apo nga bindja jonë? Nuk është aspak e lehtë të ndash numrin e problemeve që hap njëri apo tjetri qëndrim, por thelbi i pranimit të njërit apo tjetrit qëndrim ndan qeniet njerëzore në njerëz që zgjedhin të jetojnë me dinjitet apo njerëz që pranojnë të rrojnë nën petkun e frikës.

Natyrshëm bota ka njohur gjithmonë udhëheqës që kanë tentuar të shtypin rebelimet qytetare, që të udhëheqin qetësisht pa kundërshti politike, pa kundërshti ideore. Por, kur bindja mund të sjellë të njëjtin përkeqësim si rebelimi, përfshi këtu edhe humbjen e dinjitetit, atëherë a mund të përligjim ne ata që i nënshtrohen me bindje një udhëheqësi që ushqen urrejtje dhe neveri ndaj qytetarëve të vet?

Shumëkush mund të jetë habitur me përqendrimin e kryeministrit Rama, pas ardhjes në pushtet, për të dalë përpara publikut me veshjet e tij me çitjane, me atlete, apo duke përshkruar në komunikimin e tij batuta të cilat shoqëria vite më parë ia atribuonte një njeriu të menduar si ordiner. I mbështetur nga mediat, nën orkestrën e njerëzve të përzgjedhur personalisht sipas shijeve të tij në institucionet shtetërore, z. Rama nisi përballë publikut shqiptar një udhëtimin me një qëllim-të ndryshojë traditën, zakonet e komunikimit dhe vlerësimit në shoqërinë shqiptare.

Duke ndryshuar zakonet e shoqërisë, duke tentuar të mbjellë një kulturë të banalitetit, z. Rama në fakt e ka patur qëllimin në ndryshimin e sensit të drejtësisë në shoqëri. Pasi një shoqëri që heq dorë nga tradita për të ndëshkuar banalitetin, talljen, hajdutin, alabakun ordiner, atëherë do të heqë dorë edhe nga drejtësia, pasi e shkuara na lë të kuptojmë se drejtësia dhe zakonet janë të lidhura ngushtësisht. Por, a mund të denoncojnë qytetarët një keqbërës nëse kryeministri i vendit merr të tillë në krah të tij për t’i zgjedhur në Kuvend apo në institucione të rëndësishme?

A mundet që një njeri të besojë në vënien e drejtësisë kur qeveria nuk guxon të prekë askënd që terrorizon një qytet, në lagje, apo edhe një grup të madh biznesmenësh? “Pika më e fortë sot e disa udhëheqësve autokratë është të inkurajojnë injorantët që të ndjehen krenarë me injorancën e tyre”, shkruan filozofi Noam Çomski duke paralajmëruar këtë lloj politike që mbështetet në promovimin e “të fortëve” apo njerëzve që nuk shohin asnjë përgjegjësi publike në jetën e tyre.

Rama në gjithë vitet e tij në pushtet  ka mbështetur publikisht të kundërtën e të menduarit, të kundërtën e vlerave njerëzore. Ai ka mbështetur politikën e poshtërimit me qëllim që të mbajë të frenuar çdo dëshirë dhe përpjekje për dinjitet. Përmes banalizimit të gjithë skenës politike z. Rama ka tentuar t’i strehojë shqiptarët në një indiferencë për atë që ai bën, që askush të mos marrë pjesë në diskutimin real të asaj që duhet të shqetësojë një shoqëri. Duke krijuar këtë ide të “njeriut të kotë” për atë që shqetësohet për komunitetin, të drejtën dhe të vërtetën, z. Rama po tenton të pushtojë gjithë sferën publike që të bllokojë me çdo kusht frymën e shoqërisë për t‘u bërë bashkë.

Ndaj, kundërshtia dhe rebelimi ndaj një politike të tillë, që tenton të ngrejë banalitetin në piedestal e të ironizojë dhe tallë njeriun e ndershëm, duhet të jetë angazhim i kujtdo që nuk dëshiron të jetojë nën pushtetin e injorimit. Nëse duam t‘i rrisim fëmijët këtu dhe me dinjitet, duhet të rebelohemi ndaj kujtdo që e mendon shoqërinë shqiptare si një tufë bagëtish, që kullot në dalldinë e banalitetit e që tenton t‘i shohë bashkëqytetarët shqiptarë si turmë pa respekt për veten.

Tags: Agim Baçi

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

“Jam Covid free”/ Pipero: Falë dozës së parë të vaksinës e kalova më lehtë

Kim bisedë telefonike me kreun e SPAK: Reforma në drejtësi po jep rezultate

BE paralajmëron sanksione, ministri i Jashtëm i Rusisë: Përgatituni për luftë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksioni i SPAK ndaj Artur Shehut dhe Ilir Shufit, Berisha sulmon Dumanin: Spanjollët sollën dosjen

by mirseda
10:59 | 15/06/2026
0

Pas zbatimit të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ në SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha...

“Nuk kupton asgjë”, Trump shpërthen ndaj Netanyahut: Ndalo sulmet, mos mino paqen

10:54 | 15/06/2026

Berisha del nga SPAK: Rama ‘në rreth të kuq’, nuk ka as shpresë dhe as të ardhme!

10:45 | 15/06/2026

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës , reagon Rama: Një turmë e drejtuar nga mendje të liga,

10:38 | 15/06/2026

Berisha në SPAK

10:26 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com