BE paralajmëron sanksione, ministri i Jashtëm i Rusisë: Përgatituni për luftë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia është e gatshme t’i ndërpresë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, nëse blloku i vendos sanksione të reja.

BE shfaqi mundësinë e sanksioneve të reja për shkak të trajtimit që po i bën Moska liderit të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, i cili është burgosur, shkruan BBC.

“Ne nuk duam ta izolojmë veten nga çështjet botërore, por duhet të përgatitemi për këtë”, tha Lavrov duke folur në kanalin rus në YouTube, Solovyov Live.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai.

Sipas Lavrov,  sanksionet e BE mund të krijojnë rreziqe për ekonominë e Rusisë përfshirë këtu në zonat më të ndjeshme.

Javën e kaluar, Rusia dhe BE-ja kanë dëbuar diplomatë të njëra-tjetrës për rastin Navalny.

Navalny është arrestuar muajin e kaluar, pasi ka arritur në Moskë nga Gjermania.