Kim bisedë telefonike me kreun e SPAK: Reforma në drejtësi po jep rezultate

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Kim falenderoi Krajën për hapat e marrë nga SPAK, duke përmendur hetimet, arrestimet dhe dënimet e dhënë së fundmi.

Sipas ambasadores, Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë dhe e shpejtë, por tashmë po shohim rezultat e saj.

”Një vit më parë unë takova Arben Krajën. Unë e telefonovasot për të shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate tani. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku – hap pas hapi.’’, shkruan Kim në rrjetin social, Facebook.