Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fatos Nano foli si Julius Fucik

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Këta ‘i marroftë zoti!’… Ma kujtoi Astriti

Nga: Frrok Çupi

Fatos Nano ishte mbrëmë në ekran përballë të gjithëve. Cinikët thonë se doli ‘për vete’ meqë ka kohë pa u shfaqur. Batakçinjtë po thonë se ‘e kanë blerë’, dhe se ky ‘është shitur’. Derdimenët po thonë ‘pse na prishe korin’, se këta ishin duke kënduar për një ditë të zezë që shqiptarët e kanë parë nja dy a tre herë në këto 30 vjet. Ndërsa personazhet kriminalë të vetë Nanos, me të cilët ky është përplasur, nga të cilët ky është burgosur, lëkurën e të cilëve ky e ka nderë si lëkurën e ujkut për ta parë sa egërsira kanë qenë…, të gjithë këta po lëvrijnë për ta burgosur përsëri Nanon dhe të gjithë njerëzit normal.

Por mbrëmë në ekranin e televizionit, Fatos Nano nuk kishte punë me asnjërin prej këtyre. Ai foli me ata që sot janë shumica normale e shqiptarëve, të cilët mund të quhen fitimtarë, por edhe rrezikohen të jenë ‘viktima’ nesër. E gjithë biseda e Nanos me normalët, prej dy orësh, kishte veç një frazë të shkurtër, fatmirësisht të njohur e të sprovuar në historinë e makabritetit njerëzor. Ai u tha njerëzve ‘kujdes, vigjilentë o njerëz!’.

Julius Fucik, iu drejtua bash kështu popujve të botës, atëherë, në mesin e tmerrit nazist të Luftës së Dytë: ‘Njerëz, jini vigjilent!’. Fucik, një gazetar çek, luftëtar kundër Nazizmit, i burgosur dhe i ekzekutuar nga bisha naziste, as që do të mbahej mend për këto atribute ku u vlerësuan miliona; nëse nuk do të kishte thërritur ‘Njerëz, jini vigjilentë!’.

Edhe Fatos Nano, i ka parë të gjitha rreziqet e burgosjes dhe të ekzekutimit (te vetja a te shokët), njësoj si Fucik, dhe prandaj tha atë që tha dje. Jemi prapë në një pikë të vrullshme: Nga njëra anë vrullon puna ndërtimtare e njerëzve normalë, e në anën tjetër po vrullon histerizmi i atyre që e kanë djegur vendin dy a tre herë, që ia kanë zhytur pronën dhe Drejtësinë, që ia kanë tharë shpirtin, siç tha vetë Nano, me ‘shtatë mëkatet më të mëdha të Biblës’.

Këtu, sapo hyri viti 1992, u shkatërruar gjithë ekonomia e ndërtuar për katër dekada; këtu u ndërtua ligji më konfiktual i botës mbi pronën (7501), këtu u ngrit Drejtësia e plepave me servilë, xhahilë dhe injorantë; këtu shteti hyri në krimin e kontrabandës; pastaj në krimin e vrasjes së kundërshtarëve; pastaj plaçkiti djersën e njerëzve përmes skemave piramidale; pastaj ndezi luftën mes individëve dhe mes krahinave ku u vranë e u zhdukën mijëra brenda vitit; u pushtuan zyrat qeveritare dhe u bënë grushte shteti si në Burma dhe u instalua herë pas here terrorizmi politik; qeveria u kap në korrupsion të hapur dhe pas kësaj qeveria vrau protestuesit kundër korrupsionit; 26 të pafajshëm në Gërdec u dogjën si në ferr nga qeveria e korruptuar; këtu u sulmuan me armë institucionet e shtetit dhe paqja e njerëzve; këtu u bënë ‘tramte’ me të huajt duke i falur territore nga atdheu për disa privilegje politike, këtu në post- diktaturë u bë e keqja që mbuloi diktaturën e parë….

Këtu është gjithnjë gati sëpata mbi fatet e kombit. Rrezikun e mbajnë në dorë ata për të cilët Nano dëshmoi mbrëmë publikisht. Ai e vuri gishtin mbi detashmentet e ‘kafshës politike’ Berisha dhe mbi mëkatarin e ‘ligtë’ Meta. Këta prapë duan të kthehen me të gjitha mjetet. Nano u duk se vuri dorën mbi Bibël e mbi Kuran, dhe kërkoi ‘Jini vigjilent!’.

Vigjilenca është e vetmja vegël që ka populli për t’u mbrojtur në kohë të këqija. Zoti ia dha lirinë njeriut me një kusht: ‘vigjilencë e pandërprerë!’ Kështu i tha zoti njeriut, ‘ndryshe nuk ke ç’e do dhe nuk ke për ta gëzuar lirinë’. Etërit e mëdhenj të Amerikës, që nga udhëheqësi Tomas Jafferson dhe presidenti Andrew Jackson patën thënë se ‘Vigjilenca e përjetshme është çmimi i lirisë’. Rri zgjuar, o njeri!- kështu do të thotë ajo çfarë duhet të bëjë njeriu në kohë rreziku, sepse dikush nuk rri zgjuar; ai që nuk rri zgjuar është kundërshtari yt, është Djalli i cili ka planin A dhe planin B, ‘i cili ecën si luan i zhurmshëm duke kërkuar dikë që të përpijë’, qe cituar Shën Pjetri në Bibël.

Aha, nuk doni të jeni zgjuar natë e ditë?… Atëherë, sipas George Orwell, çmimi i lirisë nuk është më vigjilenca e përjetshme, ‘por është ndyrësia e përjetshme’.

Nuk do të kishim fytyrë të dalim para botës nëse do të na shkelin prapë ata që na kanë shkelur. Ose të pranojmë ‘ndyrësinë e përjetshme’, që mos jetë e thënë!, atëherë.

Mbrëmë Fatos Nano foli si ata që, prej shekujsh, e kanë themeluar ‘sekretin’ e lirisë përballë planeve të Djallit

 

 

 

 

 

 

Tags: fatos nanoFrrok Çupiopinion

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Thomas Strakosha 22 ditë me Covid-19, nis hetim i gjerë për Lacion

Reagim zyrtar i Lacios: Ja e vërteta me Thomas Strakoshën

Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosovë, 5 viktima dhe 284 raste të reja me Covid-19

Pasuria e ish-ministrit Edmond Haxhinasto, bleu 116 mijë euro garazh

Pasuria e ish-ministrit Edmond Haxhinasto, bleu 116 mijë euro garazh

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com