Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Skeda e pasurisë/ Ish-ministrja, Mimi Kodheli mori bursë studimi 31,500 euro

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Sfidoi” me Fletën e Lavdërimit/Mimi Kodhelit i zbulohet tjetër plagjiaturë veç doktoraturës

Mimi Kodheli u zgjodh ministre e Mbrojtjes në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2003 dhe u largua nga qeveria në shtator 2017.

Mimi Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Znj. Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Prej 4 vitesh, Znj. Kodheli drejton Komisionin për Politikën e Jashtme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Mimi Kodheli nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2005, Mimi Kodheli deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 19.8 milionë lekëve.

Znj. Kodheli deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 7.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 5.4 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 6.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat rreth 48% burojnë nga paga e Znj. Kodheli dhe 19% nga pagat e familjarëve. Rreth 30% e të ardhurave totale familjare deklarohen si të realizuara gjatë periudhës 2005-2009, kur Znj. Kodheli nuk ishte subjekt deklarues.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Mimi Kodheli ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2005 deri në vitin 2009, kur zgjidhet deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Mes të ardhurave të siguruara për vitet 2005-2009, të cilat deklarohen si burime për asetet e shtuara në të njëjtën periudhë, Znj. Kodheli deklaron edhe një bursë studimi, PhD në Itali në vlerën e 31,500 eurove.

Analiza e pasurisë së Znj. Kodheli nuk përfshin një llogari bankare dyemërore, që sipas deklarimit i përket nënës së subjektit, me vlerë fillestare prej 21,554 dollarësh, e cila ndër vite shtohet ose pakësohet./BIRN/

Tags: Mimi Kodhelipasuriaskeda

TË LIDHURA

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet penalisht mësuesi!
Aktualitet

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet penalisht mësuesi!

13:32 | 19/03/2026
Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit
Aktualitet

Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit

13:30 | 19/03/2026
Bardhi nga Berlini: PS mbron të korruptuarit, Shqipërisë i duhet qeveri për integrim në BE
Aktualitet

Bardhi nga Berlini: PS mbron të korruptuarit, Shqipërisë i duhet qeveri për integrim në BE

13:28 | 19/03/2026
Next Post
E rëndë/ Shqiptari kthehet pa zemër nga spitali në Spanjë

E rëndë/ Shqiptari kthehet pa zemër nga spitali në Spanjë

Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Rama, pse në Durrës?

Shkencëtarët: Varianti britanik i Covid-19 ka pësuar sërish mutacion

Shkencëtarët: Varianti britanik i Covid-19 ka pësuar sërish mutacion







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

Aeroplanmbajtësja amerikane përfshihet nga flakët, 2 të plagosur

17:33 | 12/03/2026




TË FUNDIT

“Regjim i ri për Ngushticën e Hormuzit”, Irani shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije mallrash
Bota

“Regjim i ri për Ngushticën e Hormuzit”, Irani shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije mallrash

by mirseda
13:48 | 19/03/2026
0

Irani po shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, ku kalon...

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet penalisht mësuesi!

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare në Finiq, procedohet penalisht mësuesi!

13:32 | 19/03/2026
Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit

Aksident zinxhir, 6 makina përplasen në qendër të qytetit

13:30 | 19/03/2026
Bardhi nga Berlini: PS mbron të korruptuarit, Shqipërisë i duhet qeveri për integrim në BE

Bardhi nga Berlini: PS mbron të korruptuarit, Shqipërisë i duhet qeveri për integrim në BE

13:28 | 19/03/2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian

13:00 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com