Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur bashkëshortin e saj në mënyrë të parakoshme. Mësohet se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante kohëve të fundit.
Artan Asllani është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.
Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në Dhjetor të vitit 2018. Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh.