Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE diskuton për vaksinat për Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
BE heq nga agjenda integrimin e Shqipërise dhe Maqedonisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “sa më parë” të sigurojë një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare.

Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së.

Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor.

Komisioni Evropian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin obligimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.

Aktualisht, vëtëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga Komisioni Evropian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur.

Vonesat e tilla në BE tash përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së.

Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Por, duke e ditur se ato do të arrijnë më vonë, në BE pohojnë se do të “bëjnë çdo gjë në mundësinë e tyre” për të siguruar qasje sa më të shpejtë në këto vaksina edhe për vendet e rajonit.

Pos që është donatore kryesore në nismën COVAX me mbi 800 milionë euro, BE-ja ka dhënë edhe 70 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’iu ndihmuar në fushatën e vaksinimit./REL/

Tags: Ballkani Perëndimorbevaksina anti-covid

TË LIDHURA

13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër
Bota

13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

10:08 | 02/04/2026
Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes
Bota

Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes

09:58 | 02/04/2026
“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!
Bota

“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!

09:35 | 02/04/2026
Next Post
Përgjaket mëngjesi i parë i 2021-shit, 34 vjeçari vret me thikë kunatin

Pas 9 vitesh, zbulohet autori i vrasjes së biznesmenit Ilir Rexhepi (Emri)

Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë (Video)

Atentat në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë (Video)

Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

Një opozitë pa program, që i ka humbur busulla







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Balla replikon me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Ti shko jep hesap
Aktualitet

Balla replikon me Mediun pas kërkesës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Ti shko jep hesap

by mirseda
10:34 | 02/04/2026
0

Taulant Balla i përgjigjet Fatmir Mediut: Jemi krenar që kemi miratuar në Kuvend një deklaratë që për...

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën: Nuk ka arsye për t’u alarmuar,

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, ministri për Europën: Nuk ka arsye për t’u alarmuar,

10:26 | 02/04/2026
Nis seancë në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën,çështjet që pritet të diskutohen

Nis seancë në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën,çështjet që pritet të diskutohen

10:14 | 02/04/2026
13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

10:08 | 02/04/2026
Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes

Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes

09:58 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com