Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pollo: Rama po izolon Shqipërinë, Merkel nuk e takon as si kreu i OSBE

Nga: Genc Pollo

“Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur duan të thonë Fremdschämen autorët në anglisht a frëngjisht shpesh e përdorin këtë term të huaj siç e shkruajnë gjermanët. Fremdschämen është ndjenja e sikletit apo e turpit kur ti sheh sesi një i njohur a miku yt vihet në pozitë të turpshme a të sikletshme shpesh pa e kuptuar vetë. Për shembull po të rastisi të shohësh një mësuesin tënd të gjimnazit, të cilin e kujton me respekt, se si e tallin me zhurmë kalamajtë e lagjes kur kalon rrugës i pirë xurxull e me pantallona të lagura duke mos gjetur dot shtëpinë e vet.

Fremdschämen ishte fjala që më ra ndër mend kur pashë se ministrja për Europën, mbas një videokonference me ambasadorët e BE, postonte në twitter se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet!”. E më pas shtonte se ishte optimiste se BE do e mbante fjalën dhe të vendoste për kuadrin e negociatave dhe Konferencën Ndërqeveritare këtë vit, duke e mbyllur me apostrofimin fundor “Siç premtuan!”

Dy rreshta paksa të lodhshëm mbi të pavërtetën e ministres:

Për kuadrin e negociatave kushtet për t’u përmbushur janë nëntë: 1- proçesi penal kundër ish magjistratëve që dyshohen për vepra penale (realizimi: tek tuk por asnjë rast në lidhje me vetingun); 2- proçesi penal kundër votëblerësve (realizimi: disa minipeshq në Peshkopi, ndërsa peshkaqenët ende me imunitet); 3- proçedimi penal i avancuar i politikanëve të lartë për korrupsion e krime (rezultati: kujtoni Sajen mbi kalin e bardhë); 4- zbatimi i ligjit zgjedhor (rezultati: do të shihet mbas 25 prillit); 5- vendimi final mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019 (rezultati: hiç akoma) e kështu me rradhë.

Për Konferencën Ndërqeveritare kushtet janë gjashtë: 1- reforma zgjedhore sipas OSBE-së (rezultati: e prishën njëanshmërisht ndërsa kryesonin OSBE-në); 2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë (rezultati: pavarësisht se çfarë thonë shqip e anglisht e megjithë avancimin asnjë nga të dyja gjykatat nuk është vërtet funksionale pasi nuk kanë ende numrat e duhur për vendime formale e legjitime); 3- ligjet e medias sipas Komisionit të Venecias (rezultati: asgjë! Raportin e Venecias e mbajnë në sirtar prej 7 muajsh për të luajtur cic mic); pak a shumë kështu edhe kushtet e tjera.

Ndoshta dikush do e gjejë krahasimin e mësuesit të gjimnazit  me zonjën në fjalë si të pavend. Do t’i thoja se turpërimin “Fremdschämen” nuk e ndjej dhe aq për aksh person por në rradhë të parë për ofiqin e Republikës. Gënjeshtra, arroganca e paturpësia zyrtare ka arritur maja të panjohura në qeverisjen rilindiste. Por muajt e fundit, me Ramën në krye, ato po bëhen mesazhi bazë ndaj Europës.

Dikush tjetër ndoshta do të më pyeste nëse ndjej Fremdschämen edhe për ambasadorët  të cilëve u duhet të dëgjojnë broçkulla të paturpshme nga ministrja jonë. Në një farë menyre po. Megjithëse Delegacioni i BE deklaroi njëkohësisht me ministren se duhej akoma punë për hapat e tjerë drejt negociatave si dhe kujtoi ndihmën në miliona Euro për pandeminë (gjë që shefi i ministres e bën hasha çdo tre ditë). Por në një farë mënyre Fremdschämen për ta mund të jetë edhe i pavend. Ata janë rrogëtarë e bejnë punën e tyre në interes të shtetit që përfaqsojnë. Ditën kur Rama ofendoi Francën ambasada frënge reagoi vrik e shpuzë. Mbasi Rama për dy javë rresht e bëri helaq Komisionin Europian reagoi edhe Delegacioni në Tiranë. Edhe pse më avash e më butë, por reagoi.

Broçkullat e ministres ndoshta fyejnë inteligjencën e diplomatëve europianë që u bie t’i dëgjojnë ato; por në thelb ato janë ofendim për publikun vendas. Unë nuk pres që diplomatët të braktisin misionin e tyre primar e të angazhohen në  mbrojtjen e namuzit të shqiptarëve! Nuk kanë arsye t’a bëjnë! Edhe nëse duan, nuk jam qind për qind i bindur që është e këshillueshme. Në logjikën e shteteve të tyre, Shqipëria e të tjerët në Ballkanin Perëndimor, mundet të bëhen pjesë e BE-së; kur të përmbushin kushtet! Jo se duhet me doemos të bëhen pjesë. Prandaj nëse qeveritë tona i gënjejnë për kushtet diplomatët thjesht mbajnë shënim. Dhe mendojnë se mirë janë aty ku janë.

Për sa i përket integrimit të vendit tonë në BE, zyrtarët europianë, sipas meje,  ndahen në dy lloje: në ata që insistojnë rigorozisht për kushtet sepse mendojnë që përmbushja e tyre është në dobi të BE-së së pari e të Shqipërisë së dyti; si dhe në ata që duan të përshpejtonë integrimin me motive gjeopolitike dhe për kushtet mbyllin njërin sy; me mendje të lehtë se për demokraci e shtet ligjor “folim mbrapa”. E kam thënë disa herë në Kuvend e shkruar po kaq herë: këta të fundit janë miq e aleatë të Ramës, por pse jo, edhe të Shqipërisë; ata të parët janë miq e aleatë të një Shqipërie Europiane.

Tags: Genc Polloopinion

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave dhe të infekuarve nga koronavirusi në vend

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

“S’ke parë gjë akoma”, LSI kërcënon me anë të dokumenteve ministren Gjonaj

Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona
Aktualitet

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona

by mirseda
13:53 | 07/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, të akuzuar për ushtrim...

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, ambulanca e solli pa shenja jete në spital

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, ambulanca e solli pa shenja jete në spital

13:44 | 07/02/2026
GJK rrëzoi ankimimin e Ramës, Fevziu: Dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër me vendim Gjykatës

GJK rrëzoi ankimimin e Ramës, Fevziu: Dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër me vendim Gjykatës

13:38 | 07/02/2026
Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

12:58 | 07/02/2026
Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

12:46 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com