Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Genc Pollo

“Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18 William Pitt mbi nacionalzimin. Mosmirënjohja, kur është personale, të sjell probleme me ndërgjegjen (nëse ke), dhe me njerëzit.

Kur ajo është politike të sjell po personalisht problemin e efektit boomerang, por kur është (ndër)shtetërore ajo sjell pasoja për shtetin edhe kur mosmirënjohësi ështe zbuar nga ofiqi. Fatkeqsisht ky i fundit druaj se është rasti i Edi Ramës me Bashkimin Europian.

Komisioni Europian ka vënë në dispozicion të Ballkanit 70 milionë Euro për kofinancimin e blerjes si dhe kontigjente vaksine në rrugë bilaterale. Nuk kishte detyrim kundrejt.

Shqipërisë, Serbisë apo katër shteteve të tjera, por e bëri si gjest të vullnetit të mirë. Ndërkohë që vende si Serbia punuan me plan dhe filluan që në dhjetor vaksinimin masiv, Rama dha vetëm shfaqje dhe mbeti i fundit në Ballkan.

Por është edhe i pari e i vetmi në rajonin tonë që sulmon me gjuhë të vrazhdë BE si përgjegjëse për dështimin e tij. Në një shënim para dhjetë ditësh theksoja se pushteti komunist i Tiranës në vitet 79 vërtet i refuzoi ofertat europiane për ndihmë, por e bëri këtë me gjuhën e mirësjelljes diplomatike. Një dallim jo i vogël me pushtetin rilindist pas 40 vitesh.

Reagimet ndaj Ramës ishin të pritshme: si sot nota franceze plot pezm për mosmirënjohjen, gënjeshtën e harbutërinë nga një shtet “mik e aleat” po ashtu edhe reagimi i Delegacionit të BE para do ditësh me të njëjtin thelb. Cilido qoftë shkaku i kësaj shkarje verbale (synimi për t’u dukur i fortë me taborret e zabitëve nga pas apo humbja e sensit të realitetit në vijim të çoroditjes morale, politike e logjike) pasojat e saj do të rëndojnë mbi aspiratën europiane të Shqipërisë; fatkeqësisht edhe pasi ai të jetë zbuar nga ofiqi.

Tags: Genc Polloopinion

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

E rëndë në Tiranë: Automjeti përplas për vdekje 10-vjeçaren

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Rindërtimi dhe pandemia/ FMN: Qeveria duhet të ketë plane rezervë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

by mirseda
11:10 | 08/06/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë, përmes kryetarit Niko Peleshi, ka zbatuar sanksione financiare ndaj një numri deputetësh dhe funksionarësh...

BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

“Mbro natyrën, sa je në kohë!”, Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës, mesazhi i fortë

11:03 | 08/06/2026

KAPITUJT E INTEGRIMIT/ Gonzato: Siguria ushqimore nuk është thjesht një procedurë teknike

10:46 | 08/06/2026

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi

10:32 | 08/06/2026

Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”

10:12 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com