Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj tha se e vetmja parti e cila është e aftë në zgjidhjen e problemeve, është PDK-ja.
Në një konferencë për media, Hoxhaj ka thënë se Kosova është duke u rrezikuar nga mënyra sesi po menaxhohet.
Më tej ai ka theksuar se gara politike në këto zgjedhje zhvillohet mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, ku ka ftuar Albin Kurtin në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për Kosovën.
Enver Hoxhaj: ”E ftoj Vetëvendosjen se gara në këto zgjedhje është garë vetëm në mes të subjekteve politike, PDK’së dhe LVV’së dhe ne duam që ti prezantojmë ofertat, ti krahasojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të mirë për ta çuar Kosovën përpara. Për më shumë e ftoj Z.Kurti në pesë debate televizive.
Një debat për ekonominë, një për shëndetësi, një për sundimin e ligjit, një për arsim dhe një për politikën e jashtëm dhe të 6 me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme që është i interesuar Z.Kurti që të debatoj, sepse demokracia nuk është monolog dhe as zgjedhjet nuk janë monolog por janë dialog dhe jam i gatshëm që të dialogoj dhe të jem rival në këto zgjedhje. Ne garojmë për vendin e parë”.