Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vaksina e propagandës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Vaksina e propagandës

Nga: Agron Gjekmarkaj

Lajmi kryesor i këtyre ditëve ishte dreka në Dubai e ministrave dhe pushtetarëve shqiptarë. Hanin që, aman, falë i kjoshim Zotit! Si dreqër mbllaçiteshin të uruarit, me tamah e pa dembeli, me dhëmbët e mprehtë. Aromat mikluese duket i ftonin në përtypje të ëmbël e në heshtje admiruese. Restoranti i Nusretit ka zë e nam në të gjithë botën si njëri nga më të shtrenjtët në faqe të dheut.

Aty priten me erz e qeram yndyra e pasanikëve të botës. Shqipëria e bërë qyqe nga përmbytjet zhytej e mbytej në ujë, por ata kishin oreks të mirë, ishin fytyrëqeshur, hareja u spostohej sa në një cep te një tjetër, mideja dukej po kaq tretëse. Bifteku otoman bëhej shkrumb e hi sa hap e mbyll sytë nga djemtë e Skënderbeut. Ata ndiheshin aq patriotë aq sa kocka e bërxollës u dukej si kafkë jeniçerësh. Në rrjetet sociale u bë nami. Si rrëke shpërtheu kudo zemërimi.

Meme, tallje, hoka, përbuzje, skuqën botën virtuale me indinjatë. Një historian i qytetërimeve na thotë se perandoritë e mëdha i shkatërroi stomaku, vetë Romën antike. Aty filloi dekadenca në mënyrë metaforike. Plënci i tyre i madh me zor i ngjitej kalit teksa barbarët që vinin nga veriu ishin gjeth të lehtë. Stomaku po përpin edhe qeverinë e Ramës, por duket gropë e madhe që nuk mbushet, sado që hedhin në të pafund.

Nusreti kushedi sa është gëzuar! Zonjat lozonjare të lokalit shpërndanin puthje nga ndezullia e gazmendit. Sheikët e Rilindjes rrinin me dinjitet mes të barabartëve! E kanë hak pushimin dhe darovitjen! Kjo virane Shqipëri po i lodh, po i plak, po i bën verem ndaj te Nusreti bënë konak. Eh, sa zemërgurë janë qytetarët e këtij vendi, që s’e kuptojnë fare se një biftek apo shishe verë sa një palë pushime të mira duhet për t’i qetuar, rehatuar, gëzuar ata që për ne bëhen copash.

Si zift binin mbi ta shkulme zemërimi! Kryeministri i sapokthyer nga udhëtimi pajtues mes Erdoganit e Mitsotakisit, fitimtar aty ku Merkel, Makron e Mike Pence kishin dalë humbës, pa t’i rrëshqasë dheu nën këmbë. Thonë që do ftohet të pajtojë edhe Biden me Trump që ky i fundit të marrë pjesë në ceremoni më 20 janar kur të kurorëzohet Presidenti i ri amerikan. Nuk e lanë të gëzohej. Ia prishën shendin dhe avenirin në akçihanen të larë me ar të Nusretit çapajevat e tij! U rrek të përgënjeshtronte! Luajti me fjalët sa diti e mundi, po kurrgjëhiç rezultati, rrjeti ziente si koshere bletësh të azdisura!

Qeveria deklaroi se shpenzimet i ka pala pritëse. Po cila është pala pritëse? Deklaruan se janë atje për portin e jahteve dhe pasqyrën ujore në Durrës, po kush e ndërton? Cili tender është bërë? Në vendet normale nuk shkon kurrë ministri për negociata te kompani të huaja private, por vjen ajo te ministri. Konflikti i interesit? Me çfarë mjeti udhëtuan 18 vetë në Dubai etj., etj. Një futbollist i Bajernit ka postuar në “Fb” drekë te Nusreti dhe klubi e pezulloi për pak kohë e i vuri dhe gjobë. Ja që shqiptarët bënin edhe këso pyetjesh, që Edi Rama nuk u gjente derman!

I duhej një lajm, një spektakël, një show, diçka që tërhiqte vëmendjen! Ndonëse na e kishte premtuar javën e tretë të janarit, pardje lajmëroi që seften do ta bënte dje. Ai thirri në skenë vaksinën 975 copa, që bëjnë për gati 485 veta. Nuk na tha ku e gjeti në mënyrë që të merremi me këtë pyetje dhe jo me menynë e Nusretit dhe bëmat e tjera të atij banketi. U vaksinua vetë dhe mirë bëri! U vaksinuan ca mjekë dhe mirë bënë se e meritojnë më shumë se kushdo!

Kështu kemi një batalion me imunitet! Frigoriferin se ku mbahen nuk na e dëftoi, por tha që nesër do shfaqet vetë ai para tij. Për të tjerat si e qysh kur mbërrijnë, një Zot e di! Me ketë ritëm do duhen nja dy vite të rrumbullakëta me i dalë në krye pandemisë. Edhe për këto zero informacion, a thua se jemi në një kamp përqendrimi! Po nejse, e kishte të madh hallin Kryeministri, shumë të madh i duhej spostimi i vëmendjes, zhurma që shkakton propaganda.

Ajo e mallkuar festën në pëqi të Nusretit, investigimi i “Birn” për portin e Durrësit, për ligjin që miratoi në dhjetor për t’ua dhënë arabëve e vunë përballë revoltës paqësore po tejet të rrezikshme të “Facebook”-ut. Sapo shoi revoltën urbane të të rinjve nga vrasja e të riut Klodian Rasha, që ndezi Policia e tij, tani i duhet të merret me revoltën që shkaktoi oreksi i ministrave kur vendi përmbytej. Ai gjeti vaksinën, por harron që shkenca jo e jo, po as rilindja e tij nuk ka gjetur vaksinë kundër gënjeshtrave, megjithëse e provon çdo ditë.

Tags: Agron Gjekmarkajopinionpropagandevaksina anti-covid

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
“Tërhiqu nga hapja e ambasadës në Jerusalem”, Turqia nis presionin ndaj Kosovës

Erdogan: Turqia dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Futbollisti i Sëlltikut bëhet gaz i botës, debuton me kufje në vesh

Futbollisti i Sëlltikut bëhet gaz i botës, debuton me kufje në vesh

Lezha e përmbytur, ish-deputetja nxjerr pamjet: Jeta e banorëve është në rrezik

Përmbytjet, IGJEUM: Niveli i Drinit dhe Bunës do vijojë i lartë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com