Një episod tepër i çuditshëm u regjistrua në sfidën mes Sëlltikut dhe Hibernianit e vlefshme për javën e 23-të të kampionat skocez.
Kampionët në fuqi, kishin shumë mungesa në këtë përballje, duke aktivizuar lojtarë të rinj. Armstrong Oko-Fleks do ta kujtojë për shumë gjatë debutimin e tij për gjigantin skocez.
18-vjeçari u aktivizua në minutën e 61-të, duke zënë vendin e Harper. Fleks ishte shumë i emocionuar teksa harroi të hiqte nga veshi kufjet “AirPod-sat”.
Talenti i Sëlltikut po bëhej gati të futej në fushë, mirëpo më pas e kuptoi se kishte të vënë në veshin e tij AirPod-sat. Natyrisht që debutimi i tij pushtoi rrjetet sociale, duke bërë xhiron e internetit.
Remember Leigh Griffiths and the Tunnocks Tea Cake? ?
Now we have Armstrong Oko-Flex and the latest Celtic bench accessory ?https://t.co/cndPpOp7cT pic.twitter.com/oDJ3KvXpxg
— Record Celtic Podcast (@DR_Celtic) January 11, 2021