Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Studimi/ Shqipëria e 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi

4 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Studimi/ Shqipëria e 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, vetëm 25% e fermave gjenerojnë më shumë se 3000 euro dhe 5500 euro të ardhura në vit nga aktivitetet bujqësore më 2018. Më shumë se një e katërta (27%) nxjerrin më pak se 750 euro të ardhura dhe pothuajse gjysma e fermave siguron 750 deri në 3 000 euro, me një mesatare prej gati 1 700 euro për familje, ose rreth 500 euro për person në moshë pune (mbi 16 vjeç).

Kështu, tre të katërtat e familjeve gjenerojnë të ardhura shumë të ulëta nga bujqësia dhe shumë më poshtë se kufiri i fermës ekonomikisht e qëndrueshme. Kjo e bën të domosdoshme që fermat familjare të zhvillojnë strategji të reja të mbijetesës, duke zhvilluar diversifikimin e të ardhurave.

Studimi i FAO-s ka vendosur disa standarde, se kur një fermë mund të jetë vizibël për të siguruar të ardhurat për një familje me dy anëtarë dhe gjithashtu për të siguruar investime themelore që kërkon mirëmbajtja e fermës. Në Shqipëri, sipas statistikave, numërohen rreth 350 mijë ferma, nga të cilat 159,856 janë më pak se 1 hektar, 142,084 janë deri në 2 hektarë dhe vetëm 49 mijë janë mbi 2,1 hektarë.

Sipas FAO-s, që një fermë të sigurojë të ardhura për pagën minimale të dy personave dhe teprica për pak investime duhet të gjenerojë 5 mijë euro në vit, që nga viti i parë i investimit. Ne analizën e FAO-s, në skenarin normal, një fermë me 1 ha tokë mund të sigurojë këtë të ardhur nëse përzgjidhet me kujdes produkti që ka shitje të siguruar.

Ndërsa një fermë me 2 ha tokë ka potenciale për të qenë fitimprurëse nëse është serë dhe janë mbjellë perimet kryesore të konsumit. Një fermë bagëtish është fizibël me jo më pak se 7 lopë dhe me një hektar tokë për lopë dhe një fermë me të imta nuk është fizibël në më pak se 100 krerë. Këto sipërfaqe fermash dhe numri i krerëve është llogaritur të mbulojë me të ardhura vetëpunësimin e familjes që i zotëron.

Por sipas FAO-s, fermat nën 1 ha janë shumë të vogla dhe jo fizibël në vijimësi, fermat midis 1 dhe 2 ha janë disi fizibël, por me shumë vështirësi, ndërsa fermat mbi 2 ha kanë një potencial të caktuar tregu. Duke qenë të vogla, fermat mund të përshtaten me kërkesën e tregut, por nën 1 hektar ato nuk janë fizibël as për pemishte e as për perime.

Bujqësia dominon ekonominë, por nuk ka produktivitet

Bujqësia është sektori me peshën më të lartë në ekonomi dhe në punësim, teksa prodhimet bujqësore plotësojnë vetëm 50% të kërkesës së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi zunë 18,63% të PBB-së më 2019. Sektori u rrit me 1,35% në terma realë vitin e kaluar.

Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 36,4% dhe 43,5%. Sektori bujqësor kontribuon në një të pestën e ekonomisë dhe punëson gati gjysmën e personave që raportohen në punë, por ka produktivitet shumë më të ulët se në vendet e tjera të rajonit ku ky sektor, edhe pse ka një peshë më të ulët në ekonomi, ka produktivitet më të lartë në fitimet fermave dhe në eksporte.

Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore që i përkasin vitit 2018, bujqësia zuri 19% të PBB-së, me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën, si vendi i dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Europë. Pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është së të paktën 6 herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale.

Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%. Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së.

Shqipëria u rendit 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane. Sipas statistikave të Bankës Botërore, struktura e ekonomisë së rajonit ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dominohen nga shërbimet, të cilat zënë nga 51-71% të ekonomisë në varësi të vendeve. Ndryshe nga rajoni, bujqësia paraqitet dominuese në strukturën ekonomisë shqiptare. Edhe pse vendi ynë është një importues neto i prodhimeve bujqësore, ka copëzimin më të lartë të tokës në krahasim me rajonin dhe me një zhvillim spontan të paorganizuar, pesha e bujqësisë në strukturën e ekonomisë është gati sa trefishi i rajonit./Monitor

TË LIDHURA

Euro forcohet, dollari bie; zgjedhjet s’ndikuan kursin
Ekonomi

Euro forcohet, dollari bie; zgjedhjet s’ndikuan kursin

20:27 | 14/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill
Ekonomi

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 | 09/05/2025
Next Post
Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani

Kryeministri Edi Rama, lideri i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020

Mungon prej disa javësh, ja kur do të rikthehet Zlatan Ibrahimoviç

Mungon prej disa javësh, ja kur do të rikthehet Zlatan Ibrahimoviç

Rusi, mbi 800 mijë njerëz kanë bërë vaksinën Sputnik V

Rusi, mbi 800 mijë njerëz kanë bërë vaksinën Sputnik V

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Privilegjet që gëzon vendi fitues i Eurovisionit
Showbizz

Privilegjet që gëzon vendi fitues i Eurovisionit

by mirseda
21:23 | 17/05/2025
0

Fitorja në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision, nuk është thjesht një arritje artistike apo një moment krenarie...

Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë

Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë

21:20 | 17/05/2025
Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, përmbyset rezultati mes demokratëve

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, përmbyset rezultati mes demokratëve

21:03 | 17/05/2025
Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

21:00 | 17/05/2025
Pas BBV Fun Club, Heidi sjell një tjetër risi televizive

Pas BBV Fun Club, Heidi sjell një tjetër risi televizive

20:50 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com