Kryeministri Edi Rama, lideri i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020

Edi Rama është renditur në vendin e katërt si politikani me interaktivitetin më të madh në Facebook.

Gjithashtu ai është renditur i pari në botë për numrin e postimeve në vitin 2020, me 812 postime.

Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës.

Ai ka lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në vend të parë qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Kryeministri Edi Rama renditet në vendin e gjashtë në Evropë për numrin e reagimeve të ndjekësve, me rreth 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë 2020. Në total numri i komenteve në faqen e kryeministrit Edi Rama ishte 524,9 mijë dhe 216,2 mijë shpërndarje.