Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pas 3 vitesh, Kushtetuesja bëhet funksionale/ Meta dekreton anëtarin e 6-të

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka emëruar anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon.

Ditën e sotme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Presidentit Meta emrat e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Në bazë të renditjes nga KED, Përparim Kalo kishte 90.29 pikë, dhe qëndronte më lart në listë se Aleksandër Toma që ka 75.57 pikë.

Pas 3 vitesh, zyrtarisht kjo Gjykatë është funksionale pasi ka përmbushur kushtin minimal të funksionimit prej 6 anëtarësh.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

23 dhjetor 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1) Përparim Kalo 90.29 Pikë
2) Aleksandër Toma 75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

– Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Dje u betua anëtari i pestë i Kushtetueses, Altin Binaj, ndërsa 4 anëtarët e tjerë janë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Gara për kandidatët e tjerë, do të hapet në vitin që vjen për të plotësuar edhe vendet e tjera bosh.

Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk është funksionale.

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim u kishte kërkuar palëve politike plotësimin e Kushtetueses brenda këtij viti. Funksionaliteti i Gjyjatës Kushtetuese, është dhe një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Tags: Gjykata Kushtetuese

TË LIDHURA

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

10:55 | 10/07/2025
Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari
Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni
Aktualitet

Restoranti në flakë në Theth, pronarja: S’kam pasur konflikte, s’kam dijeni

09:23 | 10/07/2025
Next Post
Kandidate për në Kushtetuese, KED refuzon Zhaklina Peton

KED përfundon procedurat për gjyqtaren Zhaklina Peton: U tërhoq nga gara

Pse Moska i trembet politikës amerikane të Xho Bajdenit në Ballkan

Pse Moska i trembet politikës amerikane të Xho Bajdenit në Ballkan

Pfizer, marrëveshje me SHBA për 100 milion vaksina shtesë

Pfizer, marrëveshje me SHBA për 100 milion vaksina shtesë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

by mirseda
10:55 | 10/07/2025
0

Gent Berberi është emëruar si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimit të Fatmir Lleshit...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, u përplas nga një automjet, ndërron jetë 66-vjeçari

10:00 | 10/07/2025
Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Raketa mbi Kiev/ Dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

09:36 | 10/07/2025
Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

Kërkohet masa e paraburgimit/ Reperi u ndalua në aeroportin e Zvicrës, ja çfarë deklarojnë mediat zviceriane

09:25 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com