E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Pse Moska i trembet politikës amerikane të Xho Bajdenit në Ballkan

Nga Janusz Bugajski “The Hill”

Zgjedhja president e Xho Bajdenit në SHBA po shkakton gjithnjë e më shumë ankth në Moskë, për faktin se ambiciet globale të Rusisë do të sfidohen tani më drejtëpërsëdrejti nga Uashingtoni.

Ndërsa presidenti në ikje Donald Trump u fokusua në 4 vitet në tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa dhe në shmangien e përfshirjes në çdo lloj konflikti të ri, Kremlini ka frikë se presidenti i ri Xho Bajden do të angazhohet sërish në rajone që synojnë të jenë pjesë e strukturave perëndimore.

Shqetësimin e Moskës, e dëshmoi edhe turi i fundit në Ballkan i Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Deklaratat e Lavrov rreth rëndësisë së Ballkanit, projektoi aspiratat e vetë Rusisë mbi rajon, të cilët përplasen me ato të Uashingtonit.

Ai pretendoi se disa vende perëndimore “do të dëshironin t`a shndërronin këtë pjesë të Evropës në një arenë të konfrontimit gjeopolitik dhe të krijonin vija të reja ndarëse”. Kjo është pikërisht ajo që po përpiqet të arrijë Kremlini, për t’i penguar vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, dhe kësisoj të kualifikohen për anëtarësimin e tyre në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lavrov shënjestroi dy shtete, që i japin mundësi Moskës të ndjekë strategjinë e saj rajonale “përça dhe pushto”:Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Në vizitën e tij të diskutueshme në Bosnje më 15 dhjetor, Lavrov e kundërshtoi hapur zgjerimin e NATO-s duke theksuar neutralitetin ushtarak të njësisë serbe brenda Bosnjës (Republika Srpska).

Në realitet, vendime të tilla mund të merren vetëm nga qeveria qendrore në Sarajevë. Ndërkohë, anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës së vendit refuzuan të takoheshin me Lavrov, dhe e quajtën vizitën e tij si një mungesë respekti ndaj vendeve të tyre.

Ata e kritikuan Lavrov pse takoi të parin Milorad Dodik, anëtarin serb të presidencës në Republika Sspska, dhe për ndërhyrjen në politikën e brendshme të Bosnjës. Nga ana e tij Lavrov tha se të dy presidentët po vepronin sipas udhëzimeve nga fuqitë e jashtme, duke nënkuptuar qartzi SHBA-në.

Lavrov deklaroi gjithashtu se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje në nëntorin e vitit 1995 nuk duhet të ndryshohet, pavarësisht “thirrjeve nga jashtë” për t`a bërë këtë. Në realitet, zyrtarët amerikanë dhe të BE-së po shqyrtojnë disa formula kushtetuese, që mund t’i japin fund paralizës institucionale që ekziston në këtë vend.

Ata e pranojnë se Dejtoni tashmë po e mbyt zhvillimin e vendit dhe perspektivat e tij për integrimin në BE. Sulmi i Lavrov, ishte padyshim një kundërpërgjigje e deklaratës së Bajden se përpjekjet për të ndërtuar një shtet funksional multi-etnik boshnjak mbeten të paplota, ndërsa premtoi angazhimin e fuqishëm të administratës së tij për të ndihmuar në këtë përpjekje.

Lexo edhe :   SHBA: Akuzat ndaj ish-presidentit Trump dorëzohen të hënën në Senat

Moska vazhdon të kundërshtojë rrugëtimin e Bosnjes drejt BE-së, ndërsa Lavrov u ofroi njësive federative serbe stimuj të ndryshëm ekonomikë. Këtu përfshihen projekte të përbashkëta me kompani ruse në infrastrukturën e gazit, që do t`a bënin njësinë më të varur nga Moska.

Gjithashtu Lavrov bëri thirrje për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR), e cila mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, një veprim ky që do t`i inkurajonte më tej udhëheqësit e Republikës Srpska për të sfiduar qeverinë qendrore dhe kërcënuar shkëputjen nga Bosnja.

Ndërkaq vizita e mëvonshme e Lavrovit në Beograd, dërgoi një sinjal të fortë të mbështetjes ruse për presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Moska është dukshëm në ankth nga fakti që Biden do ta detyrojë Vuçiçin të njohë Kosovën si një shtet të pavarur, të pranojë një Bosnje Hercegovinë më të integruar, dhe t’i japë fund ndërhyrjes politike të Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Lexo edhe :   Një pusullë përkujtuese presidentit Biden

Shefi i diplomacisë ruse vuri në dukje projektet që intensifikojnë ndërhyrjet e Rusisë në ekonominë e Serbisë, përfshirë atë të gazsjellësit “Turkish Stream”, hekurudhën e shpejtësisë së lartë Beograd-Novi Sad, dhe hidrocentralin “Djerdap 1”.

Gjatë vizitës së tyre në Katedralen e Shën Savës, në të cilën u lexua një letër e dërguar nga Putini, Lavrov dhe Vuçiç, e vunë theksin tek lidhjet e ngushta midis kishave Ortodokse Ruse dhe Serbe, të cilat promovojnë aktivisht revizionizmin territorial rus dhe serb.

Nuk ka dyshime se Moska do të tentojë një lloj afrimi me administratën Bajden, ashtu siç bën në faktme çdo president të ri të SHBA-së. Synimi do të jetë bindja e Uashingtonit për të shpërfillur përfitimet e njëanshme të Kremlinit në ofensivat e tij të huaja gjatë 4 viteve të mëparshme, dhe mashtrimin i Uashingtonit se një kompromis i ri i madh me Rusinë do të shmangë konfliktet e ardhshme.

Zbulimet në lidhje me sulmin e madh kibernetik të kryer nga shërbimet ruse të inteligjencës agjencitë dhe bizneset amerikane, do të mohohen me forcë nga zyrtarët e Kremlinit. Ato madje do të shfrytëzohen, për të pretenduar se marrëdhëniet dypalëshe kanë nevojë urgjente për t’u riparuar.

Xho Bajden nuk duhet t’i lejojë Moskës më shumë terren për të vepruar. Ai tashmë ka pohuar se mbrojtja kibernetike është e pamjaftueshme, dhe se SHBA-ja duhet të “godasë dhe parandalojë sulmet nga kundërshtarët tanë”, nga përfshirja në sulme kibernetike në të ardhmen.

Përveç dërgimit të një mesazhi të qartë në lidhje me hapësirën kibernetike, administrata e re mund të ripohojë interesat amerikane dhe aleate, duke e zmbrapsur ndikimin e dëmshëm rus në gadishullin Ballkanik.

Burimi i lajmit: https://thehill.com/opinion/international/531210-moscow-is-fearful-of-bidens-balkan-policy

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...