Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Kosova ka ende shpresë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës

Nga: Andi Bushati

Një lajm i mirë, që do ishte i paimagjinueshëm këtej në anët tona, ka ardhur nga Prishtina. Drejtësia i ka ndërprerë jetën një qeverie të paligjshme e cila qëndronte prej shtatë muajsh në detyrë, falë votës së vetme të një deputeti, të dënuar me burg.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, që e konsideroi të pavlefshme votën e 61 të Ethem Arifit, duke vendosur shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohëshme brenda 40 ditësh, nuk ka rëndësi vetëm se shënoi fundin e një kabineti të kotë, të zgjedhur kundër vullnetit të votës popullore.

Ai nuk është i rëndësishëm vetëm se e riktheu legjitimitetin në duart e sovranit, kundër vullnetit të një kaste të korruptuar politike. Ai dëshmon shumë më tepër sesa kaq.

Sepse, në thelb, organi më i lartë i gjyqsorit në Prishtinë, i dha të drejtë një kërkese të opozitës së Vetëvendosjes, duke ndërmarë një akt të forë kundër pushtetit të gjithë partive të vjetra. Sado dyshime të jenë ngritur, kohë pas kohe, për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ajo ka nxjerë vendime që drejtësia në Tiranë do të kishte frikë edhe ti imagjinonte. Këtë herë rrëzoi një qeveri duke ndjekur traditën e ndërprerjes së mandatit të dy presidentëve dhe të një kryetari kuvendi.

Pra edhe njëherë, Kosova tregoi se mekanizmi i kontrollit të pushteteve është i mundshëm edhe në një demokraci shumë më jetëshkurtër sesa kjo e jona. Por, ajo që jep shpresë nuk ka të bëjë vetëm me mirë funksionimin e balancës mes institucioneve dhe kontrollin reciprok të tyre.

Edhe skena politike kosovare ka dëshmuar se refuzon të jetë një kënetë e përhershme si këtej nga ne. Vetë ekzistenca e lëvizjes Vetëvendosje, një forcë e pa mbështetur nga establishmenti mediatik dhe oligarkik e demostron këtë. Në më shumë se në një dekatë e gjysëm, forca e Albin Kurtit njeh vetëm rritje, nga zgjedhja në zgjedhje dhe po bëhet gati të futet në garën e sapo hapur si partia më e madhe politike në vend.

Pasi dëshmoi në pak muaj qeverisje se nuk e do pushtetin me çdo çmim edhe kundër interesave të vendit, pasi nuk iu nënshtrua aventurave alla Grenell, për të bërë pazare të ndyra, sipas modelit tinzar të politikanëve të vjetër, përpara Vetvendosjes po hapet një horizont i ri dhe pa pengesa.

Me Thaçin dhe Kadri Veselin të ngujuar në gropën e Hagës që hapën vetë, me Isa Mustafën që iu thyen të dy patericat, ajo që e mbante në presidencë dhe ajo që e mbante në Uashington, me Avullah Hotin që e përdorën si vegël dhe që nuk diti të dalë kurrë nga kostumi që i qepi Hashimi, Albin Kurti ka sot një mundësi të pamatë të dëshmojë se koherenca dhe parimësia shpërblehen dikur në politikë. Dhe ky nuk është një lajm dosido, në një vend ballkanik.

Krejt i zakonshëm nuk është as konsolidimi i figurës së Vjosa Osmanit. Gruaja më e votuar e Kosovës, ndonëse u tradhëtua nga kasta e mykur e partisë së saj, ndonëse u flak përjashta, duke zhbërë edhe grimcën e fundit të tolerancës nga ajo që ka mbetur prej Rugovës në LDK, sërish po tregon që mbijeton në sondazhe. Dalja e saj si forcë serioze në zgjedhjet e ardhshme është gjithashtu një ogur i mirë për një demokraci të re. Ajo është dëshmia e një mjedisi të shëndoshë politik, që di të ndajë dallimin e  qartë, mes atyre që mbajnë fjalën e dhënë duke respektuar mandatin që kanë marrë dhe kalkulatorëve që bëjnë pazare me interesat e çastit.

Farkëtimi i modelit të Vjosës si antitezë e kotësisë, meskinitetit dhe mungesës së çdo aspirate të treshes Mustafa, Veliu, Hoti është gjithashtu një pasuri për Kosovën.

Natyrisht, gjithë sa ka ndodhur nuk ngjall vetëm optimizëm. Ende është e paqartë nëse forcat progresiste dhe të pakorruptuara kanë mundësi të krijojnë shumicë dhe të formojnë një qeveri ndryshimi pas zgjedhjeve të ardhshme. Rezistenca e kastës e vjetër e mbështetur nga interesa oligarkike, nga një lukuni mediatike dhe nga të gjithë ata që tremben prej ndryshimit është e fortë.

Madje edhe nëse pas zgjedhjeve ‘mrekullia’ ndodh, asgjë nuk do të jetë fushë me lule. Qeveria e re do të ketë mbi shpinë pandeminë e Covid -19 dhe efektet e saj shkatërruese në ekonomi, sfidën e zgjedhjes së një presidenti të ri, dialogun e pamundur, plot rreziqe dhe sakrifica me Sebinë, trysninë e pashmangshme që do ti vijë nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Por, pavarësisht nga këto, e sotmja është një ditë që ka vend për gëzim. Sepse Kosova tregoi edhe njëherë se shpresa nuk ka vdekur, se demokracia nuk është atrofizuar, se instucionet funksionojnë dhe se mjedisi politik nuk e ka bllokuar valvulën e forcave të reja që mund të sjellin transformim.

Dhe kjo nuk është pak. Për të kuptuar këtë boll të kthesh kokën e të shohësh nga Shqipëria… /Lapsi.al

Tags: Albin KurtiANDI BUSHATIVetevendosje

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Gjermania nis sot masat shtrënguese ndaj valës së dytë të pandemisë

Në Gjermani arrihen shifra rekord infektimesh me Covid-19

Bledi Çuçi: Policia e Shtetit është sot shumë më tepër apolitike

Bledi Çuçi: Policia e Shtetit është sot shumë më tepër apolitike

Tabaku akuzon qeverinë: Bizneset shqiptare investuan 1.3 miliardë euro jashtë vendit

Karburanti/ Tabaku: Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria
Aktualitet

Balliu: Ballukut pas arrestimit, t’i sekuestrohet pasuria

by mirseda
14:58 | 27/02/2026
0

Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se de-facto Belinda Balluku nuk u shkarkua dje, pasi u emëruan...

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon ndryshim burgu:Më çoni në Fushë-Krujë duan të më vrasin

14:52 | 27/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

14:36 | 27/02/2026
U shkarkua nga posti ,reagon Pirro Vengu: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

U shkarkua nga posti ,reagon Pirro Vengu: Ishte privilegj të isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

14:25 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com