Është liruar nga detyra Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqi. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqin.
Mësohet se ky vendim është marrë pas akuzave nga punonjësit, për dhunë fizike ndaj tyre. Ky vendin i ministres Meliza Haradinaj-Stublla, vjen si konfirmim i dekretit të ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.