Një ekip prej 10 shkencëtarësj ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez, Wuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e koronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Pekini ka hezituar që të pajtohet për një hetim të pavarur andaj kanë kaluar shumë muaj negociata me OBSH-në për të fituar qasje në qytet. Virusi besohet se ka dalë nga një treg i kafshëve, mirëpo kërkimet për burimin e saktë të tij kanë nxitur tensione, sidomos me Shtetet e Bashkuara.
Biologu Fabian Leendertz, nga ekipi që do të udhëtojë në Wuhan, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se OBSH-ja nuk po kërkon fajtorin, mirëpo po synon të parandalojë shpërthimet tjera në të ardhmen.
Ai ka thënë se synojnë të kuptojnë kur virusi ka nisur të qarkullojë dhe nëse ka pasur origjinën në Vuhan. “Misioni pritet të zgjasë për katër deri në pesë javë”, ka thënë ai.