Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndërhyrje e guximshme e Strasburgut për çështjet e klimës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndërhyrje e guximshme e Strasburgut për çështjet e klimës

Nga: Xhezair Zaganjori

Pak ditë më parë, me 30 nëntor 2020, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut apo thënë ndryshe Gjykata e Strasburgut, përmes një komunikate zyrtare, bëri të ditur një vendim mjaft interesant dhe shumë të guximshëm, i cili padyshim që do të jetë një pikë e rëndësishme referimi e jurisprudencës së saj në të ardhmen në çështjet e ambientit dhe ndryshimit të klimës, çështje mjaft sensitive këto dhe me prioritet të dorës së parë në kushtet e sotme për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

Më konkretisht, komunikata e Gjykatës bën të ditur se bazuar në nenin 41 të Rregullores së brendshme të saj, kjo Gjykate (Seksioni i 4-rt i saj) kishte pranuar që me 13 tetor 2020 të trajtojë me procedurë të përshpejtuar  apo urgjente kërkesat individuale të paraqitura në Strasburg me 7 shtator  të këtij viti (2020) të gjashtë fëmijëve dhe të rinjve portugezë ( të moshës 8, 12, 15, 17, 20 dhe 21vjec), kundër 33 shteteve më të industrializuara europiane, të cilat, sipas tyre, individualisht, duke mos marrë masat e duhura e konkrete për zvogëlimin e dukshëm e progresiv të efektit serë (zvogëlimin e emisionit të gazit karbonik në atmosferë) në shifrat që parashikon neni 2 i Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën e vitit 2016, cenojnë dukshëm të drejtën e tyre të jetës, shëndetin fizik dhe mendor, të drejtën e ndalimit të torturës e trajtimit çnjerëzor, të drejtën e jetës private dhe familjare, të drejtën e pronës si dhe ndalimin e diskriminimit për shkak të moshës, të parashikuara këto respektivisht në nenet 2, 3, 8, nenin 1 te Protokollit 1 dhe nenin 14 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndër të tjera, kërkesat vënë në dukje se zjarret e shumta në Portugali të viteve të fundit, veçanërisht ato të vitit 2017, janë rezultat i ndryshimeve dramatike të klimës, situatë që po rëndohet nga viti në vit, duke shkaktuar dëme dhe çrregullimeve të ndjeshme në jetën e përditshme jo vetëm gjatë periudhës së verës, por edhe në stinët e tjera të vitit. Megjithatë, theksohet se periudha më e vështirë padyshim është ajo e verës, ku për shkak të zjarreve e thatësirës së zgjatur ka humbje të jetëve njerëzore dhe dëmtim të florës dhe faunës;  mungesë të ujit të mjaftueshëm për përdorim personal, familjar si dhe për bujqësinë e blegtorinë; temperaturat e larta mbi 40 gradë celsius shkaktojnë probleme në shëndet, pagjumësi, alergji, vështirësi në frymëmarrje, pakësim ekstrem të aktiviteteve fizike,  mbylljen apo mosfunksionimin normal të shkollave, e të tjerë. Theksohet se për më tepër, korriku i këtij viti (2020), me temperatura deri në 44 gradë celsius, shënoi rekordin më të lartë të 90 viteve të fundit, por që me shumë gjasa, nëse nuk merren masat e duhura, do të përsëritet edhe më shpesh në të ardhmen, biles duke u rritur temperaturat edhe më shumë nga viti në vit, gjë që mund të shkaktojë njëkohësisht në hapësira të caktuara gjeografike edhe katastrofa mjedisore.

Për sa më sipër, vihet në dukje se në gjykimin e pretendimeve të ngritura nga gjashtë kërkuesit, duhet të merren në konsideratë jo vetëm shkeljet e dispozitave të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut të cituara më sipër, por edhe norma e parime të tjera të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare. Mes tyre përmendet veçanërisht paragrafi i parë i nenit 3 të Konventës  së OKB mbi të Drejtat e Fëmijëve, i cili kërkon që në çdo rast duhet të merret parasysh “..interesi më i lartë i fëmijëve..”, si dhe parimi i rëndësishëm i të drejtës ndërkombëtare që e drejta dhe kërkesa normale për zhvillim të qëndrueshëm duhet të marrë gjithnjë parasysh edhe “…të drejtat dhe interesat e gjeneratave të tanishme si dhe të gjeneratave që do të vijnë….”. Ritheksohet me këtë rast se të dy parimet e mësipërme kanë mbetur thuajse fiktive, pasi praktikisht, në dorë të rinisë, e aq më pak të fëmijëve, nuk ka asnjë mjet efektiv në nivel kombëtar apo ndërkombëtar për ti lejuar ato të ngrenë zërin në mbrojtje të interesave të tyre te ligjshme.

Ndër 33 shtetet e paditura janë të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian (27 shtete), si dhe Britania, Norvegjia, Zvicra, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Kërkesat e 6 të rinjve portugezë, hartuar edhe  me ndihmën e nje zyre  avokatie në Londër, mbështeten zyrtarisht gjithashtu edhe nga organizata e njohur ndërkombëtare Rrjeti Global i Veprimit Ligjor (GLAN).

E veçanta e vendimmarrjes paraprake të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, vënë në dukje qartësisht në komunikatën e  30 nëntorit, është se trupa gjykuese  ra dakord të fillojë menjëherë procedurën e shqyrtimit të çështjes në fjalë, duke u dërguar fillimisht dhe njëkohësisht të 33 shteteve europiane të paditura 5 pyetje, të cilave ato duhet tu përgjigjen individualisht brenda një afati kohor të caktuar. Këto pyetje kanë të bëjnë me: a) Çështjen e juridiksionit të tyre (  të të gjithë 33 shteteve të paditura), pra me nenin 1 te Konventës, i cili i kërkon çdo shteti anëtar ti sigurojë brenda hapësirës së juridiksionit të tij çdokujt (çdo individi) të drejtat e garantuara në Konventë. Në rastin konkret shtrohet pyetja nëse në këto të drejta përfshihen ose jo edhe detyrimet që lindin nga ratifikimi i marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare (në rastin konkret i Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën të vitit 2016) të marra përsipër nga shtetet anëtare individualisht apo kolektivisht..;  b) Nëse kërkuesit mund të konsiderohen ose jo si viktima aktuale apo potenciale të një shkelje konkrete nga shtetet palë të një të drejte të tyre në kuptim të nenit 34 të Konventës (për shkak të mos marrjes së masave për  zvogëlimi e efektit serë në territorin respektiv), me pasoja serioze për jetën dhe shëndetin e tyre….; c) Nëse pretendimet e kërkuesve mund të kualifikohen njëkohësisht edhe si shkelje të neneve respektive të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (nenet 2,3,8,14 dhe nenit 1 Prot.1), e të tjerë..

Ky është në fakt një zhvillim spektakolarre në fushën e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Është rasti i parë i këtij lloji, ku kërkesa e paraqitur në GjEDrNj, e cila përfaqëson njëkohësisht në planin global mekanizmin më efektiv për garantimin e të drejtave individuale, merr vëmendjen e qartë të saj, megjithëse në objektin e kërkimit  ka çështjet e ambientit e ndryshimit të klimës, të cilat është e qartë që nuk janë të lidhura drejtpërsëdrejti me dispozitat e Konventës. E për më tepër, në nivel kombëtar nuk ka patur asnjë  trajtim apo shqyrtim  të pretendimeve të 6 kërkuesve në asnjë nga 33 shtetet e paditura. Gjer më tani, çështje të veçanta e tepër sporadike të kësaj natyre janë trajtuar nga Strasburgu vetëm në një kontekst konkret, lidhur ngushtë me një çështje të caktuar që pretendohet se cënon të drejtat civile dhe politike që garanton Konventa dhe vetëm pasi janë shteruar të gjitha mjetet e brendshme të ankimit në nivel kombëtar. Nga ana tjetër, hapësira e vlerësimit që normalisht u lihet shteteve për problemet e ambientit, për vetë natyrën e tyre specifike, është shumë e gjerë.

Pikërisht për këto arsye, këto ditë ka patur debate e diskutime të shumta rreth hapave të marre nga Strasburgu për trajtimin e çështjes në fjalë. 33 shtetet janë të shqetësuara për përgjigjet që duhet të japin, aq më tepër që në fakt, ligjvënësit e tyre kanë reaguar gjer më tani shumë pak ose edhe aspak në drejtim të respektimit të synimeve që ka Marrëveshja e Parisit mbi Klimën e vitit 2016, veçanërisht për uljen progresive deri në nivelin 0 % ne vitin 2050, të gazit karbonik në atmosferë. Nga ana tjetër, aktivistë, grupime e shoqata të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare të angazhuara në çështjet e ambientit janë mjaft entuziaste. Ato mendojnë se trajtimi  me urgjencë i pretendimeve si dhe pyetjet e dërguara 33 shteteve të paditura janë një sinjal i mirë që tregon se kërkesat e të rinjve portugezë  janë marrë seriozisht dhe se këto kërkesa mund të kapërcejnë me pas kushtet e provueshmërisë të parashikuara në nenin 35 të Konventës, për të hapur më tej rrugën e shqyrtimit të tyre në themel.

Mes të tjerave ato vënë në dukje se përveç çështjes së juridiksionit dhe kompetencës lëndore, mos ezaurimi i mjeteve të brendshme në 33 shtetet e paditura mund të tolerohet e justifikohet përjashtimisht nga GjEDrNj, ashtu siç vepron në raste të tjera analoge, por shumë të rralla,  me pamundësinë fizike të 6 fëmijëve apo të rinjve për të ndjekur me vite çështjet në gjithë këto vende, me kohën e tepërt dhe shpenzimet e shumta që do të kërkonte  shqyrtimi në të gjitha instancat gjyqësore, përfshi këtu edhe gjykatat e larta e kushtetuese të tyre, e të tjerë. Për më tepër, ato theksojnë me të drejtë se edhe në nivel kombëtar, gjykatat e të gjitha instancave pothuajse gjithnjë kanë refuzuar të luajnë rol aktiv për ti dhënë rrugë e zgjidhje praktike deklarimeve kushtetuese mbi çështjet e ambientit si dhe për ti detyruar qeveritë e tyre respektive për të bërë edhe më shumë në këtë drejtim. Me këtë rast përmendët vetëm një vendim mjaft pozitiv i Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Holandës i vitit që kaloi (2019), e cila, në çështjen me kërkues shoqatën ambientalistët Urgenda kundër shtetit të Holandës, e detyron qeverinë e vendit që në përputhje me detyrimet kushtetuese e ndërkombëtare, duke filluar nga viti 2020, të marrë masa efektive për zvogëlimin me 25 % të gazit karbonit në vend. Çështje të tilla të ngjashme ka patur edhe në gjykatat e larta e kushtetuese të shteteve të tjera  europiane, përfshirë këtu edhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian, por ende nuk ka vendime të tilla të përmasave e standardeve që kërkohen aktualisht përmes 6 kërkuesve në fjalë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Sigurisht që duhet pritur. Zhvillimet apo perspektivat mbi çështjet e ambientit që do të çelen nga vendimi në fjalë i Strasburgut do të jenë jo vetëm shumë interesante, por njëkohësisht edhe shumë të dobishme. Nëse kërkesat e 6 fëmijëve dhe të rinjve portugezë do të pranohen, qeveritë e 33 shteteve të paditura do të jenë të detyruara të adoptojnë sa më parë politika të tilla që të jenë në përputhje me detyrimet e Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën të vitit 2016. Nga ana tjetër, edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e klimës do të rritej ndjeshëm në të ardhmen. Në fund të fundit këtë kërkojnë realisht edhe 6 kërkuesit portugezë në Gjykatën Europiane të Drejtave Njeriut. Ato kanë sqaruar qartësisht se përjashtimisht nga rregulli i përgjithshëm, në rast se kërkesa e tyre pranohet, nuk kërkojnë as edhe një cent të vetëm për dëmet e pësuara apo për shpenzimet e gjykimit të çështjes. E vetmja gjë që kërkojnë ata është “.. veprimi i menjëhershëm i të 33 qeverive për të mbrojtur të ardhmen e tyre dhe të gjeneratave që do të vijnë…”. Nga ana tjetër, theksohet se edhe mospranimi i kërkesës, qoftë edhe për shkaqe procedurale, nuk do të ishte fundi i betejës për klimën. Tashmë sensibilizimi i bashkësisë ndërkombëtare mbi këto çështje është shumë më i madh, e mbi këtë bazë edhe presioni ndaj qeverive të vendeve të zhvilluara. Në këtë drejtim padyshim që ka ndikuar mjaft pozitivisht këto ditë edhe komunikata e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e datës 30 nëntor 2020.

Çështjet e ndryshimit të klimës mendohet se do të kenë në një të ardhme të afërt një trajtim e dimension krejt tjetër. Përveç Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Bashkimit Europian apo shteteve të tjera të zhvilluara, padyshim që kontribut me vlerë pritet të japë shumë shpejt  në planin global edhe administrata e re e ShBA. Presidenti i ri amerikan Biden ka bërë të ditur se politikani i njohur John Kerry mund të jetë në pozitën apo funksionin e ri të të Dërguarit i tij të Veçantë për Çështjet e Klimës, e për këtë arsye, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si forumi kryesor i këshilltarëve presidencialë e zyrtarëve më të rëndësishëm të Kabinetit mbi Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë. Nga ana tjetër, ka qenë pikërisht John Kerry, i cili ne detyrën e Sekretarit të Shtetit ka dhënë një kontribut me vlerë si për nënshkrimin e Protokollit të Kyotos për Klimën, hyre ne fuqi ne vitin 2005, ashtu edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën të vitit 2016. Kjo tregon përparësinë absolute që do të kenë për ShBA çështjet delikate e tepër të rëndësishme të ambientit dhe ndryshimit të klimës në tërësi. Me sa duket, në Vitin i Ri 2021 do të ketë zhvillime të jashtëzakonshme pozitive në këtë fushë, të cilat kapërcejnë dukshëm kufijtë dhe interesat e ngushta kombëtare. Ato kanë të bëjnë me interesat e të gjithë njerëzimit dhe të ardhmen e jetës në planetin tonë. /Gazeta Liberale

Tags: Gjykata Europiane e të Drejtave të NjeriutKlimaXhezair Zaganjori

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Rama: Ministrat me Covid-19 po kurohen këtu, asnjë s’ka shkuar në Turqi

“E çfarë drejtësie është kjo?”, Rama publikon historinë prekëse (VIDEO)

Vaksina e Covid-19 duhet të jetë në dispozicion për të gjitha vendet e botës

Vaksina e Covid-19 duhet të jetë në dispozicion për të gjitha vendet e botës

Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh (VIDEO)

Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

“Nëse Rama Merr Zgjedhjet, Paloka Del Nga Loja – A Do e Mbajë Fjalën?”
Aktualitet

“Nëse Rama Merr Zgjedhjet, Paloka Del Nga Loja – A Do e Mbajë Fjalën?”

by mirseda
17:09 | 12/05/2025
0

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin...

“Festë e ekzagjëruar, por kuptohet…”, Daku pas golit: Jam i lumtur

“Festë e ekzagjëruar, por kuptohet…”, Daku pas golit: Jam i lumtur

17:02 | 12/05/2025
Mbyllet numërimi i kutive të votimit në Konispol, ja rezultatet

Mbyllet numërimi i kutive të votimit në Konispol, ja rezultatet

16:56 | 12/05/2025
Ish-banorja e “BBVK” së shpejti nënë për herë të dytë!

Ish-banorja e “BBVK” së shpejti nënë për herë të dytë!

15:28 | 12/05/2025
Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:26 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com