Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Erdhi si reformator, u kthye në sundimtar

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A do të mblidhet Kuvendi të shtunën? Ja si përgjigjet Isa Mustafa

Nga: Florim Zeqa

Ky është kontrasti më i madh, për të cilin duhet të shprehin mendimet e tyre i gjithë elektorati rugovian, simpantizantët e LDK-së, mbështetësit dhe kundërshtarët e liderit aktual, i cili për 10 vjet rresht nuk arriti t’i sjellë asnjë fitore LDK-së në zgjedhjet nacionale.

Kritika të shëndosha në mbrojtje të filozofisë politike rugoviane

Nuk jam nga ata që e kritikojnë Isa Mustafën për inate personale, për mosrealizim të ndonjë posti në LDK, të mosmarrjes së ndonjë posti ministrorë, të mosmarrjes së ndonjë tenderi apo të mosemërimit në ndonjë post diplomatik, por e kritikoj atë nga aspekti parimor i mbrojtjes së filizofisë politike rugoviane, nga dashuria që kam për atdheun dhe bashkatdhetarët si dhe nga dhembshuria që ndjejë për elektoratin e tradhtuar rugovian për disa herë radhazi nga lideri i LDK-së dhe sejmenët e tij.

Se vërtetë nuk kam asgjë personale me Isa Mustafën, po ua shpalosi një dëshmi të vogël. Pikërisht shtatë vite më parë, duke besuar në përvojen e tij politike, profilin prej intelektuali dhe akademiku, duke besuar në premtimet e tij elektorale për reforma të thella në LDK, e pata bërë shkrimin monumental me titull “Isa Mustafa, lideri reformator i LDK-së”!, i botuar me 09.12.2013 në gazetën Bota Sot dhe i nxjerrur në ballinën e saj.

Mirëpo, Isa Mustafa, jo vetëm që më zhgënjeu mua si mbështetës në reformat e premtuara, e zhgënjeu elektoratin dhe të gjithë qytetarët me premtimet në mashtrim nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, nga njëri kuvend i LDK-së në tjetrin, me shpërblimin e servilëve dhe puthadorëve, humbësve serik të zgjedhjeve lokale, klaneve dhe grupeve të interesit që e mbështetën atë, duke i larguar dhe mbyllë derën në LDK të gjithë zërave ndryshe, përkatësisht intelektualëve dhe veprimtarëve që kundërshtuan koalicionet dhe lidhjet e panatyrshme qeverisëse me kundërshtarët e filozofisë politike rugoviane.

Edhe humbës, edhe kryetar, paradoks i paparë

Secili politikan, qoftë i vogël apo i madh, i ri apo i vjetër, me ose pa përvojë politike, mund ta pësoj një humbje aksidentale, por jo dy, tri, e në vazhdimësi për shtatë vjet rresht dhe të mbetet përseri në kreun e partisë!

Mbetja e Isa Mustafës në krye të partisë si humbës serik i zgjedhjeve , paraqet paradoksin më të madhë politik të këtyre dy dekadave në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin tonë në përgjithësi. E për më keq se kaq, si humbës seriik i zgjedhjeve po e vazhdon pa asnjë problem edhe në qeverisjen e vendit, duke aspiruar edhe postin e të parit të shtetit!

Ngjashëm sikurse lideri i partisë, edhe shumica e kryetarëve të degëve të LDK-së, si humbës serik të zgjedhjeve vazhdojnë të sillen si sundimtar në parti, duke mbajtur postin e kryetarit në kundërshtim me vullnetin e elektoratit si dhe duke  qeverisur në pushtetin lokal pa asnjë fitore në karrierën e tyre politike.

Një situatë e tillë është krejtësisht normale për një parti minore që pretendon rriten e saj dhe ngritjen drejt majave të pushtetit, por jo për një subjekt të traditës, siq është LDK-ja, subjekti i parë politik në hapësirat shqiptare i cili i filloi proceset demokratike në Ballkan dhe u bë shëmbull për botën demokratike.

Të pajtuar me humbje, por jo edhe me ndëshkimin e elektoratit

Si partia e parë antikomuniste në hapësirat ballkanike, LDK-ja nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, për një kohë të shkurtër kishte arritë që të tubonte rreth vetes mbi 700 mijë anëtarë, duke tronditur themelet e shtetit Jugosllav. LDK me Ibrahim Rugovën në krye u bë sinonim i së mirës, simbol i shpresës dhe ndryshimeve politike në Shqipëri dhe viset tjera të banuara me shqiptarë në ish Jugosllavi.

Ajo çfarë ka mbetur në LDK-në e sotme, e udhëhequr nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij nuk është as surrogat i LDK-së rugoviane, jo vetëm në aspektin numerik, por për shkak të mënyrës antidemokratike të drejtimit të partisë dhe çasjes së gabuar ndaj vlerave të njëmendta në këtë subjekt politik.

“Njëri kishte vjedhur disa herë në Xhami, por një herë duke dalë prej saj, kishte thënë vetë me vete,  ‘eh, moj Xhami, shumë herë të vjedha, e nuk më pave’, por në atë moment i përgjigjet Xhamia; ‘boll shumë herë ta theva qafën, po ti ende nuk e paske marrë vesh’ “!

Edhe liderit të partisë dhe kryetarëve të degëve humbës të zgjedhjeve, elektorati (Xhamia) disa herë ua dha përgjigjën, por këta nuk deshën ta dëgjojnë!

Por një ditë do të jenë të detyruar të dëgjojnë zërin e elektoratit rugovian!

Mosreagimi i Këshillit të Përgjithshëm, kryesive të degëve dhe elektoratit ndaj humbjeve serike të LDK-së, e ka krijuar një imazh të keq tek qytetarët e vendit dhe sikur është krijuar bindja, se me vetëdëshirë po shkojnë drejt fundosjes si subjekt politik!

Pa dashur të lëshohem në ato që i kam shkruar dhe thënë për kryetarin e LDK-së përgjatë 10 vjetëve të fundit, gjegjësisht për lëvdatat dhe kritikat ndaj tij, as sot dhe asnjëherë nuk do e heqja as një rresht dhe asnjë fjalë, asnjë pikë dhe asnjë presje, ngase të gjitha i ka të merituara, por jam në pritje të dorëheqjes nga posti i kryetarit, si akt moral për humbjen e Podujevës, për ta bërë shkrimin final dhe monumental për Isa Mustafën, i cili erdhi si reformatorë dhe u kthye në sundimtar!

Tags: florim zeqaIsa Mustafaopinion

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Ryshfet për ndryshimin e masës së sigurisë/ “Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë euro secili”, zbardhen përgjimet e gjyqtares

SPAK dërgon në GJKKO dosjen për ish-drejtorin dhe specialistin e tatimeve

Vuçiç nuk do të hyjë në Kosovë derisa të kërkojë falje për gjenocidin

Haradinaj-Stublla: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi

Testet e shpejta/ Tomini: Të bëhen brenda 5 ditëve të shfaqjes së simptomave

Testet e shpejta/ Tomini: Të bëhen brenda 5 ditëve të shfaqjes së simptomave







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit
Aktualitet

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

by mirseda
11:34 | 27/12/2025
0

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anë e kufirit. Sipas Policisë...

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT,

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT,

10:08 | 27/12/2025
SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

22:44 | 26/12/2025
Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com