E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Haradinaj-Stublla: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi e Mal të Zi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, u shpreh se shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi, duhet të gëzojnë të drejta të barabarta sikurse të gjithë qytetarët e tjerë.

Pas takimit që ka zhvilluar me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Shqipëria si dy shtete demokratike, kanë bashkëpunim të ngushtë në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

“Si të gjitha komunitetet tjera të respektuara në Kosovë dhe në Serbi, edhe komuniteti shqiptar duhet të gëzojë të drejta në Serbi dhe në Mal të Zi dhe të mos diskriminohet skajshëm siç vazhdon të jetë gjendja sot”, deklaroi ministrja.

Ministri Cakaj, tha se Shqipëria dhe Kosova janë duke marrë përgjegjësi për mirëqenien e shqiptarëve në rajon.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për përmirësimin e gjendjes së tyre, por ky është një proces i gjatë. Në arenën ndërkombëtare, ne kemi qenë zë i tyre”, tha ai.

Të dy ministrat folën edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ripërsëritur qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...