Për shkak të pandemisë, vaksinimi filloi më herët se çdo vit tjetër. Të parët që do të vaksinohen janë personeli shendetësor dhe më pas, edhe grupet e tjera të rrezikuara. Vaksina është për të minimizuar riskun nga komplikacionet që vijnë nga gripi stinor, sidomos në situatën e pandemisë.
Si pasojë e pandemisë, vaksinimi ndaj gripit sezonal po konsiderohet mjaft i rëndësishëm. Duke iu referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e gjitha bota si pasojë e qarkullimit edhe të gripit sezonal, mund të përjetojë një “pandemi” të dyfishtë.
Erida Nelaj e cila është Shefe e Sektorit të Vaksinimit në ISHP, tha në “Wake Up” se vaksina e gripit sezonal duhet të bëhet edhe nga personat që kanë kaluar Covid-19. Ajo i mëshoi fort faktit se ata duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, në momentin që bëjnë vaksinën e gripit.
“Për sa i përket vaksinës së gripit, thjesht rekomandohet që të bëhet kur personi te jetë mirë nga ana shëndetësore, për të mos pasur përplasje me një sëmundje tjetër dhe pastaj ja atribuojnë vaksinës së gripit, para se të shohin një faktor tjetër,
Efektet janë shumë të lehta, duke filluar nga dhimbja në vendin e injektimit që mund të zgjasë një ditë, ndonjë dhimbje koke, ndonjë temperaturë të lehtë në 24 orët e para. Jo në të gjitha rastet, por në disa raste të rralla”, sqaroi ekspertja.