Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Miliarderët janë më të fituarit nga pandemia

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Miliarderët janë më të fituarit nga pandemia

Nga: Farhad Manjoo “The New York Times”

Kur telefonova Çak Kolinsin të martën pasdite, e gjeta duke analizuar një nga metrikat më të zymta, që dokumentonin çmontimin ekonomik dhe shoqëror të Amerikës. Kolins është studiues i pabarazisë në Institutin për Studime të Politikave, dhe që nga marsi i këtij viti ka ndjekur mënyrën se si pasuria kolektive e miliarderëve amerikanë, është ndikuar nga pandemia e koronavirusit.

Në recesionet e mëparshme ekonomike, thotë Kolins, miliarderët u goditën bashkë me ne të tjerët. Kështu u deshën gati 3 vjet, që 400 njerëzit më të pasur të botës sipas revistës “Forbes”, të rikuperonin humbjet e shkaktuara nga Recesioni i Madh i vitit 2008.

Por në recesionin që shkaktuar këtë vit koronavirusi, shumica e miliarderëve nuk kanë humbur asnjë edhe një bluzë. Përkundrazi, ata kanë veshur pardesy dhe doreza të zbukuruara me ar, pra janë bërë më të pasur se kurrë më parë.

Të martën, ndërsa tregu i aksioneve u rrit me një nivel ditor rekord, Kolins vuri re se miliarderët po kapërcenin një prag të jashtëzakonshëm:1 trilion dollarë. Kjo është shuma e pasurisë së re që kanë grumbulluar që nga marsi miliarderët amerikanë, pra nga fillimi i të bllokimeve shkatërruese, që vendosën qeveritë lokale dhe ajo qendrore për ta frenuar pandeminë.

Më 18 mars, sipas një raporti që botuan javën e kaluar Kolins dhe kolegët e tij, 614 miliarderët e Amerikës kishin një pasuri prej 2.95 trilionë dollarësh të marrë së bashku. Kur bursat u mbyllën të martën, kishte 650 miliarderë, dhe pasuria e tyre e kombinuar tani ishte afro 4 trilionë dollarë.

Pra në krizën më të rëndë ekonomike që nga vitet 1930, pasuria e miliarderëve amerikanë u rrit me një të tretën. Është e vështirë të mendosh ndonjë ilustrim më të qartë, të padrejtësisë së sistemit ekonomik dhe politik amerikan.

Pra miliarderët grumbulluan miliardat të reja, teksa miliona amerikanë të tjerë u zhytën në gjendje të tmerrshme ekonomike. Më shumë se 20 milion njerëz e humbën punën e tyre që në fillim të pandemisë. Ndërsa Kongresi po mendohet, nëse duhet të vazhdojë të sigurojë ndihmë ekonomike për më të varfrit e Amerikës, rreth 13 milion njerëz rrezikojnë të humbasin përfitimet sociale, që i mbajnë ata larg urisë dhe daljes në rrugë.

Bankat e ushqimit në të gjithë vendin, po përgatiten për një tjetër rritje të kërkesës. Nëse një moratorium federal mbi dëbimet nga shtëpia, lejohet të skadojë në fund të këtij vitit, miliona amerikanë do të duhet të paguajnë muajt e prapambetur të qirasë, ose të largohen nga shtëpitë.

Po pse miliarderët amerikanë po ecin kaq mirë, ndërsa shumë amerikanë të tjerë po vuajnë? Një pjesë e shpjegimit gjendet tek pabarazia amerikane. Aksionet në bursa, janë kryesisht në pronësi të të pasurve, dhe tregu i aksioneve është rikuperuar shumë më shpejt sesa pjesët e tjera të ekonomisë.

Por disa miliarderë, po përfitojnë gjithashtu nga prirjet ekonomike dhe teknologjike, të cilat u përshpejtuan nga pandemia. Midis tyre janë pronarët dhe investitorët e gjigantëve me pakicë si Amazon, Walmart, Target, Dollar Tree dhe Dollar General, të cilët kanë raportuar fitime të mëdha këtë vit, ndërsa shumë nga konkurrentët e tyre më të vegjël ishin të bllokuar për shkak të përhapjes frenetike të koronavirusit.

Pastaj janë kompanitë, që kanë vënë baste mbi dixhitalizimin e shpejtë të gjithçkaje. Erik Juan, shefi ekzekutiv i Zoom, u bë miliarder vetëm vitin e kaluar. Tani ai ka një pasuri prej gati 20 miliardë dollarësh. Aporva Mehta, themeluesi i kompanisë së shpërndarjes së ushqimeve “Instacart”, nuk ishte miliarder deri vitin e kaluar.

Këtë vit, pas një rritje të porosive, që çuan në një raund të ri investimesh që e rriti vlerën e kompanisë së tij, ai është me siguri pjesë e këtij klubi. Dan Xhilbert, kreu i “Quicken Loans”, vlente më pak se 7 miliardë dollarë në mars; tani ai zotëron një pasuri prej shumë se 43 miliardë dollarësh.

Por ashtu si në pjesën tjetër të ekonomisë, ka një shtresëzim të madh edhe midis miliarderëve. Miliarderët më të pasur u bënë edhe më të pasur në vitin 2020, sesa ata që ishin më të “varfër”. Dhe disa nga shifrat janë marramendëse.

Xhef Bezos, themeluesi i “Amazon”, kishte një pasuri rreth 113 miliardë dollarë në fillim të pandemisë. Tani ai zotëron 182 miliardë dollarë, pra një rritje prej rreth 69 miliardë dollarësh. Xhim, Elis dhe Rob Ualton, tre prej aksionareve më të mëdhenj të “Walmart”, panë që pasuria e tyre të rritej me 47 miliardë dollarë pikërisht gjatë pandemisë.

Dy vjet më parë, Bezos ishte i vetmi “centibiliarder” në botë – termi më në modë për njerëzit, pasuria e të cilëve është mbi 100 miliardë dollarë. Tani janë 5 të tillë – përveç Bezos, Bill Gejts, Mark Zukerberg, Ilon Mask dhe Bernard Arno.

Edhe politika ka qenë më e sjellshme ndaj miliarderëve në vitin 2020. Një vit më parë, Berni Sanders dhe Elizabet Uorren dukej se kishin shanse të mira për t’u nominuar si kandidatë të Partisë Demokratike për president, dhe ekspertë si unë po i sugjeronin ndërmarrjen e masave ekstreme kundër miliarderëve.

Tani miliarderët mund të marrin frymë të lehtësuar. Presidenti i ardhshëm do jetë Xho Bajden, dhe jo Sanders apo Uorren. Siç u shpreh në një mbledhje donatorësh vitin e kaluar, Bajden beson se njerëzit e pasur janë “po aq patriotë, sa njerëzit e varfër”, dhe ai sugjeroi që “asgjë nuk do të ndryshonte në thelb” për të pasurit kur ai të jetë në krye të vendit.

Mundësia që Senati të mbetet në duart e republikanëve, është gjithashtu e mirë për miliarderët. Disa nga përpjekjet më ambicioze liberale për të luftuar pabarazinë – si anulimi i shkurtimit të taksave mbi korporatat të ndërmarra nga Trump, një taksë e re mbi pasurinë, apo mbi transaksionet financiare – duket se nuk ka gjasa të miratohen.

Rezultatet politike flasin për rrezikun e vazhdueshëm të demokracisë amerikane, për shkak të rritjes së super-miliarderëve. Ata do ta përdorin pasurinë e tyre, për të ndërtuar një fortesë politike rreth vetes, duke i lejuar që të fitojnë edhe më shumë pasuri dhe ndikim.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2020/11/25/opinion/coronavirus-billionaires.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Aksionet në bursaMiliarderëtpandemia

TË LIDHURA

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet
Bota

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit
Bota

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

08:46 | 10/04/2026
Situata kritike në Liban, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë sulme gjatë natës
Bota

Situata kritike në Liban, Izraeli dhe Hezbollah shkëmbejnë sulme gjatë natës

08:23 | 10/04/2026
Next Post
Botërori “Katar 2022”/ FIFA zyrtarizon vazot, ja ku pozicionohet Shqipëria

Botërori “Katar 2022”/ FIFA zyrtarizon vazot, ja ku pozicionohet Shqipëria

Pandemia nuk ndal traditën e ‘Natës së Bardhë’, qytetarët do ta gdhijnë online

Pandemia nuk ndal traditën e ‘Natës së Bardhë’, qytetarët do ta gdhijnë online

Keni mëngjes të rrëmujshëm? Mënyra ideale për të zier dhe për të qëruar vezët

Keni mëngjes të rrëmujshëm? Mënyra ideale për të zier dhe për të qëruar vezët







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro
Aktualitet

Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro

by mirseda
11:22 | 10/04/2026
0

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat me synim rritjen e...

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në gjendje kritike në spital

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në gjendje kritike në spital

11:16 | 10/04/2026
Operacion në Malësinë e Madhe, zbulohen platforma kanabisi, në kërkim autorët

Operacion në Malësinë e Madhe, zbulohen platforma kanabisi, në kërkim autorët

10:28 | 10/04/2026
Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

10:14 | 10/04/2026
Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

09:57 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com