Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Europa League. Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Lilës në Francë. Kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 46 me Kastijeho. Spanjolli mori një top perfekt nga Rebiç brenda zonës dhe e dërgoi në rrjetë.
Në minutën e 65, Lilë barazoi rezultatin me Bamba. Francezët më pas ndërtuan një aksion fantastik dhe arritën të barazonin pas disa kombinimeve të sakta.
Arsenali ka mundur pastër 0-3 skuadrën e Molde. “Topçinjtë” realizuan dy gola në harkun e 5 minutave. Pepe zhbllokoi rezultatin në minutën e 50 me një goditje të bukur me të majtën, ndërsa Nelson finalizoi në mënyrën e duhur një aksion të shpejtë në minutën e 55.
Në minutën e 83, Belogun shënoi golin e tretë për Arsenalin.