Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Heshtja e Kullës së Sahatit dhe shoqëria e pacivilizuar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Ilir Demalia

Tashmë Tirana po groposet në çdo objekt që lidhet me trashëgiminë e saj historike-kulturore si identitet, jo vetëm i Tiranës si kryeqytet, por edhe i historisë së Shqipërisë, pasi Tirana në 100 vjetët e fundit ku fillon dhe fillimi i shtetit shqiptar, është kryeqyteti i vendit.

E duam apo se duam Tiranën, (fakti i shkatërrimit dhe groposjes së sajë tregon që nuk e duam) Tirana ka qenë plateja ku u zhvillua jeta politike-kulturore në 100 vjetët e fundit si kryeqyteti i Shqipërisë.

Kultura politike shqiptare është kultura e shkatërrimit dhe zhdukjes së para-ardhësit, jo vetëm individit që ka sunduar vendin apo Tiranën në këtë rast, por edhe objekteve që lidhen me periudhën e sunduesve të Tiranës.

Duke vepruar në këtë mënyrë zaptuesit e Tiranës e kanë masakruar Tiranën fizikisht, kulturalisht në mënyrë të pakthyeshme. Tirana sot është një kazermë gjigante kooperativash të bashkuara të zbritura në Tirane në mënyrë të dhunshme, duke e shkatërruar atë barbarisht deri aty sa nuk ka më Tiranë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Të gjitha këto janë bërë me lejen dhe vendimet e pushteteve te radhës, duke filluar që nga hyrja e barbarisë fshatare “çlirimtare” në 17 nëntor 1944 dhe me dyndjen e barbarisë së ‘lirisë” se pas 1990 me pushtetet e radhës.

Tiranës i janë shkatërruar të gjitha objektet e fillimit të një qyteti, kisha, posta, stacioni trenit, bashkia, tregu, lokalet dhe bibliotekat. Në çdo vend të qytetëruar këto objekte ruhen me fanatizëm.

Tiranës i hodhën në erë ne 1974 Bashkinë, vilat e mrekullueshme te Tiranë, kishat dhe xhamiat gjatë komunizmit, posta e parë, që edhe sot thirret nga tironcit e vjetër Rruga Postës, po postë nuk ka.

Por edhe komunizmi në shkatërrimin e objekteve te identitetit Tiranës, nuk bëri për 45 vjet shkatërrimin që bëri barbaria postkomuniste e demo(n)kracisë. U shkatërrua stadiumi, kinematë, Teatri, e plotë objekte me vilat e bukura të Tiranës nga Rilindja urbane. Kryeqytet që nuk ka Stacion Treni, Kinema, e tashti së fundmi po mbulojnë dhe kullën e Sahatit me një këllëf -K… si vetë KM-ja ynë i madhërishëm.

Ku është shoqëria civile?! Shoqata Tirona! Aleanca për Theatrin?! … Janë atje ku ishin kur u shemb stadiumi! Janë atje ku ishin kur u shemb Kinema 17 Nëntori! Janë atje ku ishin kur u shembën të gjitha objektet dhe heshtën ose hëngrën lugën e çorbës së prishur dhe tash vjellin…

Janë atje, kur dolën për llogaria me Aleancën e Teatrit, dhe pastaj, u bënë kashtë e koqe, duke na u paraqitur si heronj të lirisë deri në neveri dhe ish bashkëpunëtorë, dhe duke na qarë jo për teatrin por për dramat e dhe trashëgiminë e teatrit te realizmit socialist Komunistët, Cuca Maleve, e plot mizerabilitete te tjera te asaj ndyrësire socrealiste.

Me mbulimin e Sahatit me këlluf, përfundimisht duket se as nuk ja vlen të qash e diskutosh më për Tiranën, për shkatërrimin e pakthyeshëm urban, historik-kukturor të identitetit të saj.

Konica pat shkruar më 25 tetor 1929 në gazetën Dielli për Tiranën,” Ky vend vërtetë është i bekuar me njëmijë bukurira, por është i shkelur nga një turmë, e cila ushqen urrejtje karshi të bukurës.”

Tags: betonIlir DemaliaKulla e SahatitopinionTirana

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Punonjësit e doganës greke në grevë urie, mbyllet pika kufitare e Kakavijës

Macron po u bën myslimanëve, atë që nazistët u bënë hebrenjve

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

by mirseda
10:30 | 09/06/2026
0

Donald Trump foli për bisedat e tij me Benjamin Netanyahun të dielën në mbrëmje, pasi Izraeli lëshoi...

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com