Macron po u bën myslimanëve, atë që nazistët u bënë hebrenjve

Ministrja e Pakistanit për të Drejtat e Njeriut, ka akuzuar presidentin francez, Emmanuel Macron për trajtimin e popullsisë myslimane të vendit të tij, duke e krahasuar me trajtimin e hebrejve nga Gjermania naziste.

Akuzat vijnë pas kreu i Elizesë, bëri thirrje për masa të reja për të goditur ekstremizmin islamik.

Ministrja, Shireen Mazari nuk u përmbajt me kritikat e saj lidhur me thirrjet e Macron drejtuar udhëheqësve myslimanë në Francë për të nënshkruar një ‘kartë të vlerave republikane’, mes politikave të tjera që synojnë dekurajimin e radikalizmit.

“Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve – fëmijët myslimanë do të marrin numra ID të veçantë ndërsa fëmijët francezë jo. Njësoj si hebrenjtë që u detyruan të veshin yllin e verdhë në veshjet e tyre për identifikim.” u shpreh zyrtarja e lartë pakistaneze.

Ky postim i bërë nga zyrtari i lartë pakistanez ngjalli reagime të ashpra nga Franca dhe u detyrua të rregullohej.

Në postimin e redaktuar aty shkruhej se nëse Franca kërkon të zbatohet ky vendim duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo i veçantë vetëm për fëmijët myslimanë.