Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, mbi 250 mijë vdekje nga koronavirusi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, mbi 250 mijë vdekje nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara kaloi shifrën 250 mijë, ndërsa numri i infeksioneve të reja vazhdon të rritet në pjesën më të madhe të vendit. Qyteti i Nju Jorkut vendosi t’i mbyllë shkollat duke filluar nga sot (e enjte), pasi të mërkurën shënoi ditën e shtatë radhazi me një normë infektimi mbi 3 për qind.

Nju Jorku i rihapi shkollat në fillim të tetorit, kur mesatarja 7 ditore e rasteve pozitive ishte nën 2 për qind. Qytete të tjera të mëdha, si Bostoni dhe Detroit, kanë marrë gjithashtu masa për të ndalur mësimdhënien fizikisht në shkolla.

Prej fillimit të pandemisë, në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 11.5 milionë raste me koronavirus. Që prej javës së kaluar mesatarja e rasteve ditore ka qënë 160 mijë, ose sa trefishi i asaj të një muaj më parë. Sipas të dhënave, më shumë se 1,100 persona vdesin çdo ditë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me një numër rekord pacientësh të shtruar në spitale.

Shumë shtete ka rifilluar vendosjen e kufizimeve për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Guvernatori i Minesotës Tim Walz njoftoi të mërkurën mbylljen për katër javë të restoranteve, bareve dhe palestrave. Në Minesota infeksionet po shtohen me katër herë më shumë çdo ditë, krahasuar me mesin e tetorit.

Zyrtarët kanë shprehur shqetësim me afrimin e festës së Falënderimeve, periudhë kur miliona amerikanë mblidhen me anëtarët e familjes dhe shpesh udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit.

Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke e cilësuar këtë “një akt dashurie”. Ai shtoi se nëse njerëzit vendosin të festojnë me të tjerë, duhet ta bëjnë këtë në grupe të vogla dhe jashtë.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar bëri gjithashtu thirrje për kujdes gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

“Grumbullimi në ambiente të mbyllura me njerëz që nuk janë anëtarë të familjes tuaj përbën rrezik të lartë për përhapjen e virusit“, tha ai.

Ndërkohë dy kompani farmaceutike kanë njoftuar lajme optimiste këtë javë. Rezultatet paraprake tregojnë se vaksinat e tyre kundër COVID-19 kanë qenë efektive. Zoti Azar tha se këto zhvillime tregojnë se brenda disa javësh Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund të autorizojë vaksinat dhe ato mund të jenë gati për shpërndarje.

“Për shkak të punës së kryer, deri në fund të dhjetorit ne presim që të kemi rreth 40 milionë doza të këtyre dy vaksinave, të disponueshme për shpërndarje, ndërsa pritet të merret autorizimi nga FDA. Këto do të jenë të mjaftueshme për të vaksinuar rreth 20 milionë amerikanë që u takojnë grupeve më të ekspozuara ndaj rrezikut. Prodhimi do të vazhdojë të rritet pas kësaj”, tha zoti Azar.

Qeveria amerikane ka miratuar një program të prodhimit të vaksinave që synon shpërndarjen e tyre falas./VOA/

Tags: COVID-19SHBA

TË LIDHURA

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë
Bota

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë

09:11 | 15/11/2025
Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore
Bota

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje
Bota

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
Next Post
Presidenti Trump, akuza pa prova për manipulim votash

Miratohet kërkesa e Trump, shteti i Wisconsin-it do të rinumërojë votat

Akuzat për kasetën e Krushës, Basha: Ja kush e mori

Akuzat për kasetën e Krushës, Basha: Ja kush e mori

Rama: Më 1 janar 2021, rritje page prej 40% për mjekët dhe 15% për arsimtarët

Rama: Nuk e akuzoj Bashën si tradhtar, të dalë e të sqarohet







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë
Bota

Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë

by mirseda
09:11 | 15/11/2025
0

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të...

Atentati në Rinas, del foto e të plagosurit

Ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

09:06 | 15/11/2025
Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com