Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Lleshaj: Viti 2020 shënoi suksesin më të madh në luftën kundër kanabisit

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lleshaj: Viti 2020 shënoi suksesin më të madh në luftën kundër kanabisit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga Durrësi dha një prononcim për mediat, pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie.

Lleshaj u shpreh se viti 2020 ka shënuar suksesin më të në luftën kundër kanabisit.

Sandër Lleshaj: ”Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasia shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.”

Sipas Lleshajt, Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë në terren për të implementuar zbatimin e masave anti-covid.

Sandër Lleshaj: ”Diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën kundër-covid. Ende vazhdojmë të jemi në kulmin e një angazhimi të madh për të përballuar këtë pandemi. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë po ashtu në terren për të implementuar ato masa që janë përgjegjësi e saj. Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesën e tij, të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme; të rinj dhe të reja, të moshuar dhe gjithë të tjerët, duhet të kufizojnë maksimalisht daljet e panevojshme, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë riskun e përhapjes së mëtejshme të infektimit.”

Fjala e plotë e Ministrit Lleshaj

Durrës – Prononcimi për mediat, pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Durrës dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie:

Sot zhvilluam një analizë në Drejtorinë Vendore të Qarkut Durrës, kryesisht me dy çështje në diskutim.

E para ishte ajo që lidhet me luftën kundër tentativave për kultivim të kanabisit në këtë qark. Bëmë bilancin e punës së këtij viti, si dhe filluam, si të thuash, operacionin e ri për vitin 2021, i cili do të jetë po ashtu një thellim i mëtejshëm i angazhimit tonë në luftën kundër kanabisit në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Por e filluam nga Durrësi për arsye se në Durrës, specifikisht në Krujë, kemi patur shqetësime kronike prej shumë kohësh. Dhe ka ardhur koha që intensiteti i punës dhe i luftës së policisë ndaj këtij fenomeni në këtë rajon, të thellohet në mënyrë që të zhbëhet përfundimisht ky fenomen nga Shqipëria dhe nga Qarku i Durrëst.

Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasira shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.

Ne duam që luftën e operacionin e ri të 2021 ta fillojmë tani. Do fillojë që tani në të gjithë vendin në mënyrë që të lirohen krahët e Policisë për të kryer edhe detyra të tjera, të cilat do të jenë të pashmangshme në kuadër të angazhimit të saj për garantimin e procesit zgjedhor në vitin 2021. Kjo ishte çështja e parë.

Çështja e dytë, diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën kundër-covid. Ende vazhdojmë të jemi në kulmin e një angazhimi të madh për të përballuar këtë pandemi. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë po ashtu në terren për të implementuar ato masa që janë përgjegjësi e saj.

Ndërkohë që unë gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Është me rëndësi jetike që këtë sakrificë të madhe që kemi bërë të gjithë së bashku përgjatë muajve të këtij viti, ta vazhdojmë edhe në këtë periudhë të mbetur e cila po shkurtohet, besojmë të gjithë që po shkurtohet periudha që ka mbetur e luftës, por është me rëndësi që të mos lëshojmë tempin e angazhimit tonë në këtë front shumë të rëndësishëm.

Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesën e tij, të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme; të rinj dhe të reja, të moshuar dhe gjithë të tjerët, duhet të kufizojnë maksimalisht daljet e panevojshme, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë rriskun e përhapjes së mëtejshme të infektimit.

Ndërkohë që strukturat e Policisë, por edhe strukturat e pushtetit vendor, prefektët, me institucionet e tyre dhe bashkitë, me agjencitë dhe strukturat e tjera në nivel qarqesh, do të angazhohen në ditët në vijim në kuadër të zbatimit me konsekuencë të masave të shumta që janë të domosdoshme për ta përballuar këtë situatë.

Pyetje: Si konsiderohen personat që janë të prekur me covid por që thyejnë karantinën? Ka ndonjë urdhër, ka shumë raste?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që shifrat tashmë janë ato që njihni, pra shifrat e personave të prekur janë të mëdha dhe monitorimi fizik i tyre nuk është një çështje aq e thjeshtë.

Ne po punojmë, në bashkërendim të Policisë së Shtetit me strukturat e pushtetit vendor, për të arritur të bëjmë të mundur monitorimin e tyre dhe për të mundësuar edhe aplikimin e sanksioneve të domosdoshme.

Gjej rastin t’i bëj thirrje kujtdo që konstaton persona të infektuar, që janë në nivelin e papërgjegjshmërisë dhe dalin në mjedise publike, të kontaktojë Policinë e Shtetit, sepse ky është një rrezik jetik për qytetarët e tjerë.

Ftoj këdo që ka informacion, edhe median, që jo vetëm të ngrenë çështjen në tërësinë e saj, por edhe ta ngrenë çështjen në nivelin individual, përmes denoncimit pranë Policisë së Shtetit, në mënyrë që t’i parandalojmë personat e papërgjegjshëm për t’u bërë rrezik publik. Ju faleminderit.

 

 

 

 

 

 

Tags: lufta ndaj kanabisitsander lleshajviti 2020

TË LIDHURA

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë
Ekonomi

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë

15:16 | 16/08/2025
Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

14:36 | 16/08/2025
Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

13:37 | 16/08/2025
Next Post
Tiranë: 72-vjeçarit me Covid-19, i shpërthen bombola e oksigjenit

Tiranë: 72-vjeçarit me Covid-19, i shpërthen bombola e oksigjenit

Biden i kërkon Trump-it të nisë tranzicionin e pushtetit

Biden i kërkon Trump-it të nisë tranzicionin e pushtetit

”Mizerabël”/ Braçe kritika Dukës: Fusha e “Air Albania” në gjendje të mjerë

''Mizerabël''/ Braçe kritika Dukës: Fusha e “Air Albania” në gjendje të mjerë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë
Ekonomi

Air Canada pezullon të gjitha fluturimet, preken 130 mijë pasagjerë për ditë

by mirseda
15:16 | 16/08/2025
0

Air Canada ka pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe ato brenda vendit, duke prekur rreth 130,000 pasagjerë...

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

BE: Mbështetje për Ukrainën, kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë

15:13 | 16/08/2025
Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

14:42 | 16/08/2025
Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

Tentoi të vriste fqinjin duke e shtypur me makinë, arrestohet 32-vjeçari

14:36 | 16/08/2025
Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

13:37 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com