E shtunë, 28 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Lleshaj: Viti 2020 shënoi suksesin më të madh në luftën kundër kanabisit

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga Durrësi dha një prononcim për mediat, pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie.

Lleshaj u shpreh se viti 2020 ka shënuar suksesin më të në luftën kundër kanabisit.

Sandër Lleshaj:Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasia shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.”

Sipas Lleshajt, Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë në terren për të implementuar zbatimin e masave anti-covid.

Sandër Lleshaj:Diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën kundër-covid. Ende vazhdojmë të jemi në kulmin e një angazhimi të madh për të përballuar këtë pandemi. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë po ashtu në terren për të implementuar ato masa që janë përgjegjësi e saj. Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesën e tij, të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme; të rinj dhe të reja, të moshuar dhe gjithë të tjerët, duhet të kufizojnë maksimalisht daljet e panevojshme, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë riskun e përhapjes së mëtejshme të infektimit.”

Fjala e plotë e Ministrit Lleshaj

Durrës – Prononcimi për mediat, pas analizës së zhvilluar me strukturat drejtuese të DVP Durrës dhe Komisariateve të kësaj Drejtorie:

Sot zhvilluam një analizë në Drejtorinë Vendore të Qarkut Durrës, kryesisht me dy çështje në diskutim.

E para ishte ajo që lidhet me luftën kundër tentativave për kultivim të kanabisit në këtë qark. Bëmë bilancin e punës së këtij viti, si dhe filluam, si të thuash, operacionin e ri për vitin 2021, i cili do të jetë po ashtu një thellim i mëtejshëm i angazhimit tonë në luftën kundër kanabisit në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Por e filluam nga Durrësi për arsye se në Durrës, specifikisht në Krujë, kemi patur shqetësime kronike prej shumë kohësh. Dhe ka ardhur koha që intensiteti i punës dhe i luftës së policisë ndaj këtij fenomeni në këtë rajon, të thellohet në mënyrë që të zhbëhet përfundimisht ky fenomen nga Shqipëria dhe nga Qarku i Durrëst.

Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasira shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.

Ne duam që luftën e operacionin e ri të 2021 ta fillojmë tani. Do fillojë që tani në të gjithë vendin në mënyrë që të lirohen krahët e Policisë për të kryer edhe detyra të tjera, të cilat do të jenë të pashmangshme në kuadër të angazhimit të saj për garantimin e procesit zgjedhor në vitin 2021. Kjo ishte çështja e parë.

Çështja e dytë, diskutuam masat që kanë të bëjnë me luftën kundër-covid. Ende vazhdojmë të jemi në kulmin e një angazhimi të madh për të përballuar këtë pandemi. Policia e Shtetit është e angazhuar dhe do të jetë po ashtu në terren për të implementuar ato masa që janë përgjegjësi e saj.

Ndërkohë që unë gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Është me rëndësi jetike që këtë sakrificë të madhe që kemi bërë të gjithë së bashku përgjatë muajve të këtij viti, ta vazhdojmë edhe në këtë periudhë të mbetur e cila po shkurtohet, besojmë të gjithë që po shkurtohet periudha që ka mbetur e luftës, por është me rëndësi që të mos lëshojmë tempin e angazhimit tonë në këtë front shumë të rëndësishëm.

Është me rëndësi që çdo qytetar të bëjë pjesën e tij, të kufizojë në maksimum ato lëvizje që nuk janë të domosdoshme; të rinj dhe të reja, të moshuar dhe gjithë të tjerët, duhet të kufizojnë maksimalisht daljet e panevojshme, në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë rriskun e përhapjes së mëtejshme të infektimit.

Ndërkohë që strukturat e Policisë, por edhe strukturat e pushtetit vendor, prefektët, me institucionet e tyre dhe bashkitë, me agjencitë dhe strukturat e tjera në nivel qarqesh, do të angazhohen në ditët në vijim në kuadër të zbatimit me konsekuencë të masave të shumta që janë të domosdoshme për ta përballuar këtë situatë.

Pyetje: Si konsiderohen personat që janë të prekur me covid por që thyejnë karantinën? Ka ndonjë urdhër, ka shumë raste?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që shifrat tashmë janë ato që njihni, pra shifrat e personave të prekur janë të mëdha dhe monitorimi fizik i tyre nuk është një çështje aq e thjeshtë.

Ne po punojmë, në bashkërendim të Policisë së Shtetit me strukturat e pushtetit vendor, për të arritur të bëjmë të mundur monitorimin e tyre dhe për të mundësuar edhe aplikimin e sanksioneve të domosdoshme.

Gjej rastin t’i bëj thirrje kujtdo që konstaton persona të infektuar, që janë në nivelin e papërgjegjshmërisë dhe dalin në mjedise publike, të kontaktojë Policinë e Shtetit, sepse ky është një rrezik jetik për qytetarët e tjerë.

Ftoj këdo që ka informacion, edhe median, që jo vetëm të ngrenë çështjen në tërësinë e saj, por edhe ta ngrenë çështjen në nivelin individual, përmes denoncimit pranë Policisë së Shtetit, në mënyrë që t’i parandalojmë personat e papërgjegjshëm për t’u bërë rrezik publik. Ju faleminderit.

 

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...