Shqipe Hysenaj e cila u pezullua nga “Përputhen”, sepse u akuzua për bullizëm ndaj konkurrentëve të tjerë në studio, ka marrë vendime të rëndësishme.
28 vjeçarja, aq shumë e komentuar në studio por edhe jashtë saj, ka folur për prapaskenat e këtij emisioni dhe për vendimin që u mor për të.
Tek “Prive”, Shqipja tha se nuk ka ndërmend të kthehet tek “Përputhen”, ndërsa ajo që i ka mbetur peng lidhet me faktin që nuk iu dha mundësia të sqarohej në publik.
Sipas saj, emisioni është real, por njerëzit brenda tij jo. Shqipja rrëfeu se ndihet e ofenduar nga opinionisti, Arjan Konomi.
“Pse e kam përmendur gjyqin për Arjanin? Nëse shkoni tek debati me të, do shikoni që aty janë prerë pjesët dhe kam dal vetëm unë që them ‘do shihemi në gjyq”. Por pse e kam thënë këtë unë? Sepse ai më ka thënë që ti je ‘rrugaçe’, më quajti rrugaçe disa herë”, u shpreh Shqipja.