Milani ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa trajneri Stefano Pioli ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Kjo është komunikuar nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ku thuhet se pas tamponëve të kryer, trajneri ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk kishte asnjë simptomë.
Në këtë situatë, Pioli është izoluar në karantinë, ku do të qëndrojë deri sa t’i largohet virusi.
Gjithashtu, Milani njofton se nga tamponët e kryer, pjesa tjetër e skuadrës ka rezultuar negativ.