Gazetari i Fox News, Tucker Carlson pretendon se ka zbuluar një listë me emrat e katër personave të vdekur, që votuan në zgjedhjet e këtij viti në SHBA.
Gjatë emisionit të tij, ai publikoi një listë që përfshinte emrat e të paktën 4 personave që janë ndarë nga jeta, por votuan në shtetin e Georgia-s. Në këtë shtet, më pak se 15,000 vota ndajnë presidentin Trump nga Joe Biden.
Më tej, gazetari përfshiu në këtë listë edhe disa vota në Nevada. Gazetari Clarson akuzoi zyrtarët për inkurajimin e ‘mashtrimit’ të votave me postë duke dërguar një fletë votimi për të gjithë votuesit e regjistruar, pavarësisht se e dinin se 41,000 njerëz nuk kishin azhurnuar të dhënat e tyre në më shumë se një dekadë, shkruan Daily Mail.
Gazetari pretendon se sistemi i postës në internet i krijuar për shkak të pandemisë koronavirus ‘inkurajoi’ mashtrimin, duke lejuar që persona të dyshimtë të hidhnin votat për Rosemary Hardle – një mësues i shkollës fillore që vdiq në 2017 – si dhe Fred Stoke Jr Clark, i cili gjithashtu vdiq në vitin 2017.
Ai pohoi se votuesit e vdekur ‘me sa duket’ votuan për Biden, megjithëse zgjedhjet e listuara në fletët e votimit të pretenduara nuk dihen dhe Carlson nuk kishte asnjë provë për pretendimin e tij.
Në fakt, arrestimi i vetëm deri më tani për përpjekjen për të votuar në emër të një personi të vdekur ishte një Republikan i regjistruar në Pensilvani që mbështeste Trump.
Kandidati demokrat, Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale pasi arriti të merrte 290 nga 270 vota elektorale. Megjithatë, presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar rezultatin dhe ka bërë padi në Gjykatë për rinumërim të votave në disa shtete ku ai pretendon se ka pasur manipulime.