E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

Tabaku: Veliaj kërkon 36 mln euro për projektin e Teatrit me kulla (Dokument)

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Tre javë në spital, COVID 19 i merr jetën trajnerit 61-vjeçar

Pandemia ka njohur një shtrirje të madhe në botën e sportit. Përpos lojtarëve të infektuar, koronavirusi ka marrë shumë jetë. Për fat të keq,...

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një dokument, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku kërkon 36 milionë euro për ndërtimin e teatrit të ri.

Tapaku shprehet se buxheti prej vitesh është kthyer në tepsi qokash për oligarkët.

Mes të tjerash Tabaku thekson se Veliaj, pasi shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

Sipas saj, me ardhjen e PD-së në pushtet, teatri do ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

Postimi i Tabakut në rrjetin social, Facebook

Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?!

Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar. 

Pikërisht atë godinë që Veliaj e shembi me dakordësinë e Edi Ramës mu në mes të pandemisë. Duke ushtruar dhunë të  pashembullt dhe duke  dëftuar fytyrën e vërtetë të manipulatorit dhe gënjeshtarit që betonon Tiranën për interesa klienteliste. Pasi e shembi godinën në kundërshtim me çdo këshillë të ofruar nga ndërkombëtarët dhe nga shoqëria civile, Veliaj i kërkoi qeverisë që të merrte një kredi me vlerë 30 mln euro.

Mirëpo qeveria duket se nuk mundi të merrte një kredi të tillë pasi asnjë investitor serioz nuk mund të sponsorizojë aferat korruptive dhe kriminale të dyshes Rama-Veliaj. Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë parlamentit që ky i fundit të marrë 36 mln euro nga taksat e shqitparëve për të ndërtuar me to jo një godinë të Teatrit të Ri por për të jetësuar projektin e shkatërrimit të mëtejshëm të Tiranës.

Njeriu që prishi në kundërshti me çdo ligj godinën e Teatrit në mes të pandemisë, njeriu që ushtroi dhunë të egër karshi protestuesve paqësorë që u kapën sikur të ishin kriminelë.

Njeriu që fshihet pas buzëqeshjes vrasëse, manipulatori që gënjen përditë vetëm e vetëm për tu pasuruar ai dhe shefi i tij i ka kërkuar parlamentit në mënyrë anti-kushtetuese 36 mln euro. Janë para nga taksat e shqiptarëve që nuk do të përdoren për pandeminë, nuk do të përdoren për të ndihmuar të sëmurët nga COVID-19 por kërkohen nga Veliaj për të  ushqyer babëzinë e tij për para dhe pushtet.

Ajo babëzi ishte dhe është shkaku që Rama dhe Veliaj kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Tiranën. Shkaku për të cilin po vrasin përditë shpresat e shqiptarëve duke i lënë ato të përballen të vetëm me pandeminë. Për to taksat e shqiptarëve janë thjesht një mënyrë për të financuar projekte që pasurojnë ato dhe tarafin e tyre.

Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte! 25 Prilli 2021 është një mundësi për ti rikthyer dinjitetin qytetarëve dhe qytetit. Mbi të gjitha është mënyra e vetme për të vendosur përpara drejtësisë arkitektët e grabitjes së pronës publike, dhunuesit e shqiptarëve dhe shkelësit e ligjeve për interesa oligarkësh.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...

Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin...