Shqipëria ka dyfishuar rezultatin ndaj Kosovës në miqësoren që po zhvillohet aktualisht në ‘Elbasan Arena’.
Goli i dytë ka ardhur nga këmbët e Myrto Uzunit. Një dalje e bukur e kuqezinjve dhe pasim i saktë nga krahu për beratasin, që godet me të djathtën dhe topi përfundon në rrjetë.
Kuqezinjtë shënuan golin e parë me anë të Balajt, me asist magjik të Uzunit.
Sfida miqësore i paraprin ndeshjeve të Uefa Nations League.