Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Me Trumpin, populistët në të gjithë botën kanë humbur udhëheqësin e tyre

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Presidenti Trump, akuza pa prova për manipulim votash

Nga Gideon Rachman “The Financial Times”

Ndërsa votat e zgjedhjeve presidenciale në SHBA po numëroheshin ende, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa shkroi në Twitter: ”Është shumë e qartë se populli amerikan ka zgjedhur Donaldin Trumpin dhe Majk Pensin për 4 vjet të tjera. . . Sa më shumë vonesa dhe mohime. . . aq më i madh do jetë triumfi përfundimtar”.

Postimi i udhëheqësit slloven, ishte më shumë se sa një llogaritje e gabuar komike. Ai nënvizoi gjithashtu një fakt të rëndësishëm. Në mbarë botën ka pasur udhëheqës dhe qeveri,që u investuan thellësisht për një mandat të dytë të Trumpit.

Presidenti amerikan në ikje, është udhëheqësi jozyrtar i ndërkombëtarëve populistë. Mbështetësit e tij më të rëndësishëm janë qeveritë e Brazilit, Polonisë dhe Hungarisë.

Ka edhe parti të rëndësishme të djathta populiste në vende si Italia dhe Gjermania, që janë frymëzuar nga zoti Trump.

Ashtu si populistët e thekur, ekziston një grup i konsiderueshëm qeverish, të cilat për një përzierje arsyesh strategjike dhe ideologjike, do të jenë të shqetësuara nga humbja e Trumpit. Këtu përfshihet Izraeli, Arabia Saudite, Britania dhe India.

Kryministri hungarez Viktor Orban, është ndoshta promovuesi më i artikuluar i Trumpizmit të globalizuar. Vendosmëria e tij për të ndaluar hyrjen e refugjatëve myslimanë në vend, gjatë krizës së emigracionit në Evropë në vtin 2015, tërhoqi vëmendjen dhe admirimin e të djathtës amerikane.

Një vit më vonë Trump fitoi presidencën e SHBA-së, pasi bëri fushatë me premtimin ndërtimit të një “muri” për të mbajtur jashtë emigrantët hispanikë, dhe për të ndaluar hyrjen e myslimanëveve në SHBA. Qeveria polake, e udhëhequr nga Partia Ligj dhe Drejtësi, ka mbështetur një markë të politikës konspirative, nacionaliste dhe “anti-globaliste”, që e bashkonte shumë me zotin Trump.

Presidenti amerikan, mbajti fjalimin e tij të parë kryesor në Evropë pikërisht në Varshavë, në shenjë nderimi për këtë prirje ideologjike. Madje polakët i propozuan ngritjen në vend të një bazë të re ushtarake të quajtur “Fort Trump”.

Administrata Trump, inkurajoi aktivisht aleatët e saj në Varshavë dhe Budapest, që të rebelohen ndaj Brukselit dhe Berlinit. Një Orban gjithnjë e më i arrogant deklaroi këtë vit: “Ne dikur mendonim se Evropa ishte e ardhmja jonë. Sot e dimë se jemi ne e ardhmja e Evropës!”.

Humbja e Trumpit, i dëmton përpjekjet e Orban për t’u bërë një figurë me rëndësi globale.

Por ndërsa populistët e Evropës do të demoralizohen nga humbja e Donald Trumpit, ata nuk do të mposhten për fare. Qeveria hungareze dhe ajo polake, kanë rrënjë të thella në elektoratin vendas.

Numri i madh i votave që mori gjithsesi Trumpi, do të thotë se ata ende kanë aleatë të fuqishëm ideologjikë në SHBA (dhe Evropë), me të cilën mund të bashkëpunojnë. Ashtu si liberalët e Evropës që zgjodhën të përpiqeshin ta injoronin Trumpin, edhe populistët do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë me Xho Bajdenin.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane, do të jetë gjithashtu një goditje e madhe për Zhair Bolsonaron. Presidenti i Brazilit, ndonjëherë cilësohet si “Trumpi i tropikut”. Admirimi i tij ndaj presidentit amerikan është aq i madh, sa që ai zbatoi të njëjtën qasje ndaj Covid-19, duke deklaruar:”Të djathtët pijnë klorokinë”.

Me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, Bolsonaro mund të tregonte se dy kombet më të populluara në 2 Amerikat drejtoheshin nga populistët e djathtë. Tani braziliani duket më i vetmuar, edhe pse popullariteti i tij vazhdon të mbetet i lartë.

Edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ishte i kënaqur në afërsinë e tij me zotin Trump. Presidenti amerikan ndryshoi politikat e administratës Obama mbi Iranin, dhe e zhvendosi në Jeruzalem ambasadën amerikane. Rikthimi i Bajdenit në Shtëpinë e Bardhë, e dobëson Netanjahun, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ndërkohë edhe Princi Muhammed bin Salman, sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, ka arsye të ketë një lloj ankthi. Gjatë fushatës elektorale, Bajden e etiketoi Arabinë Saudite si një shtet “agresiv”, dhe bëri thirrje t’i jepet fund shitjes së armëve për mbretërinë saudite.

Gjithsesi, ka shumë të ngjarë që të dominojë realpolitika, dhe Bajden të ketë një qasje më pajtuese me Riadin kur të hyjë në Zyrën Ovale. Por Princi Muhamed, nuk mund të llogarisë më mbështetjen e madhe që i dha Trumpi deri tani.

Dhe pastaj është kryeministri britanik Boris Xhonson. Trump e mbështeti Brexit; Bajden e kundërshtoi në fillim, dhe e ka bërë të qartë se Britania duhet ta harrojë arritjen e një marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse qeveria Xhonson bën ndonjë gjë për të rrezikuar marrëveshjen e paqes të së Premtes së Mirë me Irlandën.

Qeveria Xhonson po përpiqet që të theksojë, se pikëpamjet e kryeministrit britanik mbi çështje të tjera – klima, tregtia, Irani – janë më pranë atyre të zotit Bajden sesa Trumpit. Por. Xhonson  do të përpiqet të heqë dorë nga etiketa që i është vënë nga presidenti në largim i SHBA:”Trumpi i Britanisë”.

Ai ka të ngjarë t’i kalojë muajt e ardhshëm, duke fshehur shumë nga sloganet e tij populiste, dhe duke provuar disa “kostume” të reja liberale. Por fansat më të thekur të klubit ndërkombëtar të Trumpit – figura si Orban dhe Bolsonaro – ka më shumë të ngjarë që të vazhdojnë në të njëjtin drejtim. Ata do të shpresojnë që heroi i tyre të rikthehet në pushtet në vitin 2024.

Burimi i lajmit: https://www.ft.com/content/9de10cba-7871-4bae-8b0e-0e1d1ed4efd2

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: Donald Trumppopulizem

TË LIDHURA

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s
Bota

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

18:47 | 16/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Next Post
Mjeku Alimehmeti, zbulon kur përfundon izolimi për të infektuarit me Covid

Epidemiologu Alimehmeti: Masat izoluese nuk do të kenë një impakt të madh

“Ç’farë ndodhi në këto 8 javë?”, Vasili del me deklaratën e fortë

Koronavirusi, Vasili: Rama po vret njerëzit me paaftësinë e tij

Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar

Covid-19, Meta thirrje Ramës: Shto testimet, rimburso shpenzimet e pacientëve

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com