Ish-lojtari i Kombëtares, Igli Tare është infektuar me koronavirus. Lajmin në fjalë e ka zbuluar presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, në një intervistë të dhënë së fundmi, ku ka folur për situatën e krijuar nga COVID-19 në skuadrën kryeqytetase.
“Igli Tare është gjithashtu pozitiv me koronavirus. Megjithatë sot nuk iu tregon askush nëse është dikush i infektuar apo jo. Ekziston një pasiguri në ligje, rezultatet e tamponëve.
Sipas mendimit tim, gjithçka duhet ta vendosë mjeku. Për ndeshjen me Torinon, ne morëm rezultatet e tamponëve dhe pasi lojtarët rezultuan negativë, zbritën në fushë”, u shpreh Lotito për “La Repubblica”.