Kandidati demokrat, Joe Biden po i afrohet gjithnjë e më shumë postit të Presidentit në SHBA.
77-vjeçari ka përmbysur rezultatin edhe në Pensilvani, duke lënë pas kundërshtarin Donald Trump.
Në Pensilvani janë numëruar 99% e votave, ku aktualisht Biden ka 5,587 vota më shumë sesa presidenti aktual Trump, i cili nuk ka ndërmend që të pranojë fitoren e kundërshtarit të tij.
Aktualisht, në shtetin e Pensilvanisë Biden ka marrë 3,295,304 vota, 49,4% të totalit, ndërsa Trump 3,289,717 vota, ose 49.3%.
Sipas CNN, Trump nuk do të pranojë rezultatin edhe nëse humbet në një nga shtetet që janë ende në diskutim, hipotezë kjo që do t‘ia shuante shpresat për të arritur 270 vota elektorale
Deri më tani, Joe Biden ka 264 vota elektorale, kundrejt 214 të Donald Trump.