Vjosa Osmani, ka mbatur fjalimin e parë të saj si presidente e Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Duke i’u drejtuar popullit kosovar, Osmani tha se në këtë kohë kërkohet unitet, besnikëri dhe lidership i fuqishëm.
Vjosa Osmani: “Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”
Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar. Unë dua t’u shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore. Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të përkushtohem që detyrën time ta ushtrojë duke i shërbyer popullit .
Gjithashtu, Osmani ka përmendur edhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.
Vjosa Osmani: ”Do të angazhohemi çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen. Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë. Ne shqiptarët e Kosovës kemi qenë viktimë, Serbia ka kryer krime. Këtë duhet ta themi gjithmonë. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe miqtë e saj”.
Hashim Thaçi, sot dha dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Haga për krime lufte.