Gjykata e Apelit ka urdhëruar lirimin e biznesmenit të hidrokarbureve Isuf Berberi.
Ndaj Berberit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë nga shkalla e parë. Berberi është pjesë e dosjes “Akciza” dhe akuzohet për tenderat në AKBN.
Shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a., me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi, e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave, ka shfrytëzuar disa puse në vend.
Berberi dyshohet se u favorizua nga ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci, i cili ka qenë njëherësh dhe kreu i hidrokarbureve në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të marrë para nga shteti, por nuk kanë kryer investime në puset e naftës, ashtu sic e tregonte marrëveshja.
Kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të dyshuara të falsifikuara për shërbime nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service, por që sipas akuzës nuk i ka përfituar.
Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është rreth 1,5 milion dollarë.