Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë online me kryeministrin Edi Rama.
Kornizat e negociatave, lufta kundër Covid-19, dhe përgatitjet për samitin e Sofies ishin disa nga temat për të cilat u diskutua.
Varhelyi pret që vendi ynë të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
”Një bisedë virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për të finalizuar Kornizat e bisedimeve, për mbështetjen në luftën kundër COVID19 , si dhe përgatitjet për samitin në Sofie javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së.’’, shkruan Varhelyi në rrjetin social, Twitter.
A virtual ‘visit’ of Prime Minister @ediramaal to #EU: Discussed the ongoing work to finalise Negotiating Frameworks, support in fight against #COVID19 as well as preparations for #Sofia summit next week. Looking forward to #Albania advancing on EU path. pic.twitter.com/pbzIU1Lz9C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 3, 2020